Arrihet marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të Bashkimit Evropian për njohjen e ndërsjellët të certifikatave të vaksinimit.
Shqipëria dhe Hungaria pritet të finalizojnë brenda kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave atni-Covid dhe të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit.
Kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Viktor Orban në Budapest ditën e sotme.
Teksa ka publikuar disa foto të taklimit me kryeministrin Orban dhe delegacionet përkatëse, Rama shkruan se ishte një ditë e veçantë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit evropian të Shqipërisë. Siç shkruan kryeministri Hungaria ka qenë historikisht një mbështetëse e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto