Arrestohet Martin Shkreli, shqiptari i urryer i Amerikës

Arrestohet Martin Shkreli, shqiptari i urryer i Amerikës


Është arrestuar mëngjesin e sotëm, Martin Shkreli, ish themeluesi i një fondi – hedge fund, i cili fitoi famë të keqe për blerjen e së drejtës së prodhimit të medikamenteve për pacientët e prekur me AIDS dhe rriti çmimin në stratosferë.

Sipas Reuteurs, FBI-ja ka arrestuar Shkrelin të Enjten pas një investigimi të një kompanie farmaceutike nën pronësinë e tij, Retrophin Inc., dhe të një fondi të mëparshëm mbrojtjeje.

Shkreli u bë njeriu i “postimeve” për problemet në indstrinë farmaceutike pasi fitoi vëmendje me blerjen e të drejtave për kompaninë e tij ‘Turing Pharmaceuticals’ të medikamentit të përfolur Daraprim, një medikament i përdorur për pacientët e prekur nga AIDS. Kompania e tij e rriti çmimin nga 13.5 $ për pilulë në 750$. Që prej atij momenti, ai është bërë njeri publik. Ai rregullisht “ndeshet” në Twitter dhe kohët e fundit u bë kryefjala e titujve të mediave me blerjen e një albumi rap nga Wu-Tang Clan, i cili ekzistonte vetëm në një kopje.

Bloomberg raporton të Enjten se Shkreli ka qenë nën investigim për diçka tërësisht jashtë asaj që mendojmë ne. Në fakt, akuzat që rëndojnë ndaj Shkrelit mund të përfshijnë mashtrimin me tituj financiarë nga koha kur ka qenë CEO i kompanisë së tij farmaceutike, Retrophin.

Akuza e pretenduar ndaj Shkrelit është ajo e vjedhjeve të parave nga Retrophin për të paguar hedge fund-fondin që ai kishte filluar të themelonte, MSMB Capital Management. Fondi kishte humbur me miliona dollarë dhe Shkrelit i duhej një mënyrë për t’i zëvendësuar ato para.

Qytetarët për Përgjegjësinë dhe Etikën (CREW) në Washington, një grup vëzhgimi, e kanë gjurmuar Shkrelin për vite me rradhë.

“Në 2012, CREW ishte e para e cila tërhoqi vëmendjen drejt dëmeve dhe të këqijave financiare që po shkaktonte Martin Shkreli, duke kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë dhe SEC të investigonin Shkrelin për veprimet e tij në Capital Management,” ka thënë drejtori ekzekutiv i CREW Noah Bookbinder, në deklaratë. “Arrestimi në mëngjes i Shkrelit nga FBI tregon se ligji zbatohet për të gjithë. Ne lëvdojmë Departamentin e Drejtësisë për mesazhin e qartë që ka dërguar, se këto tipe veprimesh nuk do të tolerohen.”

Shkreli ka qenë aktiv në Twitter, zakonisht duke iu kundërpërgjigjiur kritikave të adresuara ndaj tij. Natën para arrestimit të tij, duket se ka pasur një farë paralajmërimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0