Arch Summit - Konferenca që bën bashkë korporatat dhe startup-et - Business Magazine Albania

Arch Summit – Konferenca që bën bashkë korporatat dhe startup-et


Arch Summit 2019 është ngjarja kryesore e teknologjisë që bën lidhjen e startupeve me vendimmarrësit e korporatave. Vendosur në qytetin e Luksemburgut datë 3 & 4 Prill 2019 – Arch mirëpret inovatorët e teknologjisë, influencuesit dhe entuziastët për një program dinamik 2-ditor për pitching të startup-eve, takimeve të përshtatura, fjalimeve, tryezave të rrumbullakëta të teknologjisë dhe ekspozitave befasuese mbi zgjidhjet më të fundit të teknologjisë. Arch Summit mbështet idetë dhe më e rëndësishmja, veprimin. Bëni pitch kompaninë tuaj në një nga dy konkurset në mënyrë që të merrni feedback nga udhëheqësit e industrisë. Fitoni çmimin prej 100 mijë euro duke lidhur kontratë me një klient global dhe nisni të ardhmen tuaj.

Një herë në vit, Arch Summit bën bashkë drejtuesit nga rrjeti global i tregjeve të Vodafone, funksionarët e grupit, partnerët e korporatave dhe investitorët në një vend për të ndarë dhe krijuar sinergji me inovatorët më të fundit. Për startup-et e zgjedhura, është një mundësi e padiskutueshme për të shfaqur vlerën që mund të sjellin tek të gjithë njerëzit dhe klientët e duhur që mund të rrisin biznesin e tyre.

Blini biletën tuaj online në linkun: https://www.archsummit.lu/tickets/

Bileta përfshin:

  • Hyrja në një nga dy garat e pitching (Future Tech ose Social Impact), secila jep mundësinë e fitimit të një çmimi nga Vodafone
  • Rrjetëzim dhe takime me njerëzit e duhur për biznesin tuaj nëpërmjet shërbimeve të partneritetit të Arch Summit
  • Kabinë 9 metra katrorë për të shfaqur demo të drejtpërdrejta të produktit / zgjidhjes suaj inovative
  • Hapësirat janë të kufizuara kështu që nxitoni dhe rezervoni vendin tuaj

Kontrolloni dhe rezervoni hapësirën tuaj të ekspozuesit duke vizituar faqen e internetit për të parë disa pamje nga viti i kaluar si dhe një listë të disa prej kompanive që tashmë sponsorizojnë / ekspozojnë në këtë ngjarje.

Për kë është?

Startup-et

Gjeni vizibilitetin që ju nevojitet për të çuar biznesin tuaj në nivelin e ardhshëm. Nëse jeni duke kërkuar investitorë, bashkëpunim, ekspozim mediatik ose frymëzim, ky aktivitet ofron një mundësi unike për të arritur një audiencë globale me një shans për të bërë pitch startup-in tuaj dhe fituar shpërblime në të holla.

Investitorët

Rrjetëzohuni me një grup sipërmarrësish të rinj dhe startup-e inovative për të gjetur se ku të bëni investime të mëdha dhe për të pasuruar portofolin tuaj.

Drejtuesit e Biznesit

Përjetoni trendet më të fundit të inovacionit në terren dhe lidhuni me kompanitë e vogla që mund të transformojnë biznesin tuaj dhe t’ju ndihmojnë të lulëzoni në epokën e re dixhitale.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Për të marrë një çmim të veçantë nga Vodafone me kosto (649 €) kontaktoni valbona.lasku@vodafone.com ose telefononi në 0692227722 për kodin tuaj të zbritjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0