Arabia Saudite vendosi ditën e djeshme një rritje deri në 50 për qind të çmimit të benzinës në kuadër të rishikimit të subvencioneve që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike, të ujit, naftës dhe të produkteve të tjera të hidrokarbureve, të subvencionuara në masë të gjerë në mbretëri.
Ky vendim që pritet të hyjë në fuqi që nga dita e sotme, referuar agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, vjen disa orë pas njoftimit nga mbretëria të një deficiti rekord buxhetor prej rreth 90 miliardë euro në vitin 2015 dhe miratimit të buxhetit 2016 me defiçit edhe më të madh, për shkak të rënies së çmimit të naftës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.