Arabia Saudite ka hedhur themelet e një prej projekteve më ambicioze të shekullit: ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet në vitin 2030.
Ky gjigant ajror do të shtrihet në një sipërfaqe prej 57 kilometrash katrorë, ekuivalente me 14,000 fusha futbolli, dhe do të ndërtohet rreth aeroportit ekzistues King Khalid në kryeqytetin Riad.
Aeroporti i ri do të përfshijë gjashtë pista fluturimi, zona moderne për relaks dhe argëtim, si dhe 12 kilometra katrorë të dedikuara për qendra tregtare. Deri në vitin 2030, pritet të ketë kapacitet të pres 120 milionë pasagjerë në vit, ndërsa në vitin 2050 ky numër pritet të arrijë në 185 milionë.
Me funksionimin e plotë të aeroportit, Arabia Saudite parashikon një rritje drastike të lëvizjes ajrore: nga 211 mijë ulje dhe ngritje aktuale, në mbi një milion çdo vit. Investimi i përgjithshëm për këtë mega-projekt llogaritet në 30 miliardë dollarë.
Lexo edhe: 10 destinacionet më të mira në Evropë për nomadët digjital, mes tyre edhe Tirana

Por aeroporti nuk do të jetë thjesht një qendër transporti – ai synon të bëhet një përvojë më vete për udhëtarët dhe vizitorët. Do të ofrojë hapësira të gjelbra të brendshme e të jashtme, dritare panoramike gjigante, një qytet argëtimi, një park ujor me makina zhytëse, si dhe katër atraksione madhore, përfshirë trenin më të lartë ujor në botë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto