Apple shtyn lançimin e iPhone12

Apple shtyn lançimin e iPhone12

iPhone 12

Kompania Apple ka konfirmuar së fundmi se prezantimi i iPhone-it të ri do të shtyhet të paktën deri në tetor për shkak të pengesave të shkaktuara nga pandemia në rrjetin global të furnizimit.

Pra linja e re e produktit iPhone 12 do të humbasë shfaqjen e shtatorit, kur zakonisht gjigandi teknologjik prezanton risitë e fundit. Vonesa e prezantimit të iPhone 12 u zyrtarizua gjatë mbledhjes për të ardhurat e Apple, gjatë së cilës kompania bëri me dije dhe të dhënat më të fundit, lidhur me shitjet.

Lexoni: Pse të zgjidhni sistemin premium për ngrohje dhe ftohje?

Pavarësisht impaktit të COVID-19, shitjet e iPhone-ve u rritën me 2% krahasuar me vitin e kaluar.

 “Vitin e kaluar kemi nisur shitjet e modelit të ri iPhone në fund të muajit shtator, këtë vit presim që të shtyhet disa javë më vonë,” ka thënë Luca Maestri, drejtor i financës në Apple Inc.

Është një traditë që modelet e reja prezantohen në Shtator dhe shitjet nisin në fund të muajit, por kjo nuk është hera e parë që një telefon i Apple të vonohet më shumë. Rasti i fundit ishte modeli iPhone X i prezantuar në Shtator 2017, por është hedhur në treg në Nëntor për shkak të problemeve që kishte ai model.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0