Pse të zgjidhni sistemin premium për ngrohje dhe ftohje?

Pse të zgjidhni sistemin premium për ngrohje dhe ftohje?

Daikin

Pse i etiketojmë disa produkte të caktuara si premium? Çfarë saktësisht i veçon ata nga produktet e tjera në treg?Produktet premium shpesh shiten me çmim më të lartë, gjë që i përcakton ato si artikuj luksozë. Por, fakti i vetëm i rritjes së çmimit nuk e përmbush plotësisht përkufizimin për premium.

Produktet premium shpesh janë me cilësi shumë më të mirë nga të gjitha të tjerat. Përveç kësaj, ato ofrojnë karakteristika dhe teknologji novatoresh, të cilat sigurisht e bëjnë përdorimin e tyre shumë më të përshtatshëm dhe më efikas. Thënë thjesht, produktet premium funksionojnë dhe duken më mirë nga gjithçka tjetër që shitet në treg. Edhe pse ato shpesh kanë çmime më të larta, investimi në to është padyshim i vlefshëm në afat më të gjatë kohor.

Për të kuptuar më mirë pse disa produkte janë etiketuar si premium, do të ishte e nevojshme të hulumtoni përfitimet e tyre. Duke marrë parasysh këtë çështje, duhet të vendosim për një lloj të caktuar të produkteve premium.

Le të flasim për kondicionerët dhe sistemet e ngrohjes. Shumë prej nesh tashmë e dinë se sa e rëndësishme është të kujdesemi për ajrin që thithim dhe avantazhet e cilësisë së ajrit në mjedis të mbyllur, megjithatë ka shumë pyetje që u duhen dhënë përgjigje përpara se të finalizojmë zgjedhjen tonë. Shpesh herë sistemet premium të kondicionimit dhe ngrohjes pasohen me investime të konsiderueshme, por mund të jeni të sigurt se përfitimet e tyre së bashku me rehatinë e përgjithshme padyshim janë të vlefshme. Çfarë përfitojmë konkretisht nëse vendosim të instalojmë sistem premium në shtëpinë tonë?

  • Energjia e gjelbër (energji rinovuese)

Shumica e produkteve premium për kondicionim dhe sistemet e ngrohjes mund të përdorin energjinë e gjelbër rinovuese – panele solare dhe energjinë gjeotermale ose ajrore. Ende të reja dhe ekskluzive për tregun, disa kompani të cilat përdorin pompa si energji  për ngrohje, ofrojnë zgjidhje për sigurimin e ngrohjes, ftohjes dhe ujit të nxehtë për shtëpinë tuaj gjatë gjithë vitit. Për shembull, “Altherma 3 Geo Thermal“ nga Daikin përdor vetëm 25% energji elektrike dhe 75% energji gjeotermale. Kjo e bën atë jashtëzakonisht efikas në energji sepse për çdo Khw energji elektrike prodhon 5 Khw energji!

Sistemet premium për kondicionim dhe ngrohje janë të përfshira në shumë mënyra në zvogëlimin e emetimeve të CO2 në shtëpinë tuaj. Shumë kompani i risin kufijtë në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për burimin e energjisë së sistemeve. R-32 ekskluziv në treg ka potencial global për ngrohje që është një e treta më e ulët se R-22 dhe R-410 të cilat sot janë më të përhapura. R-32 është produkt ekskluziv falë teknologjisë Bluevolution e cila përdoret në të gjitha produktet premium në Daikin, e cila në fakt është kompania që posedon patentën për pajisjet revolucionare, të ftohjes së gjelbër.

  • Efikasiteti

Shumica e sistemeve premium për kondicionim dhe ngrohje kanë karakteristika të jashtëzakonshme që i bëjnë të punojnë më mirë dhe më efikas se çdo produkt tjetër në treg. Një faktor i madh në efikasitetin e këtyre zgjidhjeve është shpërndarja e barabartë dhe e mjaftueshme e nxehtësisë në çdo pjesë të shtëpisë suaj.

Njësi të ndryshme premium promovojnë karakteristikat e favorshme të mënyrave të ndryshme të funksionimit, të cilat sigurojnë forcim të përkohshëm të energjisë, duke minimizuar kështu konsumin e energjisë, deri sa mbahet temperatura e njëjtë në çdo kohë. Për shembull, njësitë prestigjioze që vendosen në dysheme nga Daikin kanë regjim të fuqishëm, i cili ndizet vetëm kur është e nevojshme, duke zgjatur 20 minuta para se të kthehet në regjimin normal.

Kur bëhet fjalë për ngrohje dhe ftohje të shpërndarë në mënyrë të barabartë, nuk mund të harrojmë të përmendim disa njësi nga Daikin që përdorin efektin Coanda. Ky fenomen fizik në të vërtetë ndihmon rrjedhjen e ajrit që të zgjerojë shtrirjen e tij në një zonë të caktuar. Të gjitha njësitë nga seria Stylish FTXTA-AW kanë dizajnuar me kujdes kllapa (penda), të cilat sigurojnë që temperatura të shpërndahet në të gjithë dhomën.

Një përfitim tjetër i madh i efikasitetit vjen nga sistemet premium Multi-split. Këto sisteme ju mundësojnë të lidhni deri në 5 njësi të brendshme me një njësi të vetme të jashtme, e cila do të përdorë më pak energji dhe do të ketë kondicionimin e duhur dhe kapacitet ngrohjeje të secilës pjesë të shtëpisë suaj. Sistemet prestigjioze Multi-split nga Daikin ju lejojnë të lidhni deri në 5 njësi të çdo madhësie dhe lloji, me një njësi të vetme të jashtme të dizajnuar bukur.

  • Dizajni

Përveç se janë tepër efektive, produktet premium shpesh kanë dizajne të shkëlqyera. Këto sisteme të kondicionerëve duken si pjesë e mobiljeve luksoze që plotësojnë bukur çdo dizajn modern. Format, ngjyrat dhe ekranet me prekje ju japin përshtypjen se keni një pajisje unike futuristike. Për shembull, njësia e jashtme e pompës për nxehje ajër-ujë Daikin Altherma 3H HT ka ngjyrë të përhimë të çelur dhe panele anësore të dizajnuara me kujdes, të cilat e ndihmojnë që të reflektojnë dritën dhe ta bëjë atë të padukshëm në mjedisin ku është instaluar.

Daikin

  • Karakteristika të jashtëzakonshme për rehati

Ekzistojnë shumë karakteristika shtesë që e bëjnë përdorimin e sistemeve premium të kondicionimit dhe ngrohjes jashtëzakonisht të rehatshme. Të gjitha ato vijnë me telekomandat më të bukura moderne, me kontroll automatik të temperaturës së dhomës dhe sensorë e shumë karakteristika të tjera. Për shembull, zgjidhjet unike premium nga Daikin ofrojnë zhurmë tepër të ulët. Disa prej tyre punojnë me presion të zhurmës prej rreth 30 db ose të tjerët në një nivel të pëshpëritjes, afërsisht 19 db, siç është Daikin Emura. Ky nivel i zhurmës do të kalojë patjetër pa u vënë re në çdo ambient shtëpie ose pune.

Daikin

Kur të bëni zgjedhjen për blerjen e radhës, nevojat dhe kostot janë me përparësi kryesore, por produktet premium të çdo lloji janë padyshim zgjedhje për t’u marrë në konsideratë.  Megjithëse mund të vijnë me çmim më të lartë, ato shpesh janë një vendim më i mirë për shkak të qëndrueshmërisë, efikasitetit, dizajnit dhe karakteristikave të tyre të shkëlqyera. Ne të gjithë duam që produktet tona të zgjasin dhe të na shërbejnë. Kjo është shumë e mundur me produktet moderne e luksoze premium.

Më shumë informacion mund të gjeni në: www.daikin.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0