Apple ka publikuar një video humoristike, e cila tregon sesi kanë punuar punonjësit nga shtëpia. Fëmijët e zhurmshëm, takimet e papritura, kafshët shtëpiake dhe rrëmuja janë disa prej elementeve, që janë përfshirë në videon shtatë minutëshe.
Sigurisht, videoja përcjell edhe mënyrën e punës përmes produkteve Apple.
“Është ende një botë e takimeve, bisedave në grupe, thirrjeve në konferencë, komunikim mes bashkëpunëtorëve dhe shefave. Por është gjithashtu një botë me fëmijë, qen dhe mace. Është një botë ku njerëzit përdorin iPad, iPhone, iMac, MacBook, ose të gjitha së bashku”, shprehet kompania.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto