Apple publikoi versionin e 5-të betas publike të iOS 10 - Business Magazine Albania

Apple publikoi versionin e 5-të betas publike të iOS 10


Krahasuar me iOS 9, sistemi i ri operativ karakterizohet nga një ridizenjim i aplikacioneve Apple Music, Apple News, Apple Maps dhe Photos së bashku me një aplikacion të ri “Home” për kontrollimin e paisjeve të rrjetit.

Kjo beta publike mund të instalohet në iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone SE, iPhone 5s, iPhone 5c, iPhone 5 12.9-inç dhe 9.7-inç iPad Pro, iPad Air 2, iPad Air, gjeneratën e 4-t të iPad, iPad mini 4, iPad mini 3, iPad mini 2, dhe gjeneratën e 6-të të iPod Touch.

Për instalimin e betas më të fundit publike hapni aplikacionin Settings, klikoni Software Update dhe më pas Download and Install. Për ta instaluar duhet të keni minimumi 50 % bateri ose ta vendosni telefonin në karikim. Sigurisht që u duhet të jeni pjesë e programit beta të Apple.

/PCworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0