Apple prezanton iMac-un e ri shumëngjyrësh më të hollë me procesorin M1 - Business Magazine Albania

Apple prezanton iMac-un e ri shumëngjyrësh më të hollë me procesorin M1

Kompania Apple ka lancuar kompjuterët e saj të ri iMac të cilët duket të jenë të mrekullueshëm për nga funksioni, por nga dizajni lënë për të dëshiruar.

Përsa i përket funksionit, cipi 8-bërthamor M1 do të jetë dy herë më i shpejtë se iMac i fundit. Kamera dhe mikrofoni do të jenë perfekte dhe tastiera po ashtu. Ekrani do të jetë super, por problemi është se ngjyrat janë të çuditshme. Ju mund të keni një kompjuter blu, jeshil, të verdhë, rozë, portokalli, vjollcë dhe (fatmirësisht) argjendi.

Por, edhe nëse zgjidhi ngjyrën pastel ose ngjyrën argjend, nuk do të shpëtoni nga pamja e çuditshme e iMac. Mbetësja e kompjuterit dhe korniza e bardhë e bëjnë akoma më të çuditshme ekranin tuaj. Korniza ishte vështirë e dukshme në iMac-et e kaluara, sepse ishte e zezë, por e bardha bën kontrast me ekranin dhe mbajtësen, duke i dhënë ekranit një pamje seriozisht të çuditshme.

iMac është i trashë 11.5 milimetra, që i bie sa gjysma e trashësisë së një iPhone 12, dhe peshon më pak se 5 kg. Çmimet për iMac fillojnë nga $1,299 për 8GB RAM dhe256 SSD, dhe disa nga ngjyrat e lartpërmendura janë të rezervuara për modelin më high-end që fillon nga $1,499, që përfshijnë 16GB RAM dhe deri në 2TB SSD.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0