Apple ndalon të gjitha shitjet e produkteve të saj në Rusi - Business Magazine Albania

Apple ndalon të gjitha shitjet e produkteve të saj në Rusi

Apple ka ndaluar së shituri të gjitha produktet e saj në Rusi si pasojë e konfliktit me Ukrainën.

Kompania ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate se është “shumë e shqetësuar” për pushtimin rus dhe si përgjigje ka ndaluar të gjitha shitjet e produkteve në vend. Apple gjithashtu ka bërë me dije se do të limitojë dhe aksesin në shërbimet e saj digjitale të tilla si Apple Pay, brenda Rusisë dhe ka penguar aksesin ndaj aplikacioneve të mediave shtetërore ruse jashtë vendit.

“Javën e kaluar ne ndaluam të gjitha eksportet e shitjeve tona në vend. Apple Pay dhe shërbime të tjera janë limituar. RT News dhe Sputnik News nuk janë më të disponushme për t’u shkarkuar nga Apple Store jashtë Rusisë,” tha Apple. “Dhe kemi ndaluar trafikun dhe incidentet live në Apple Maps në Ukrainë si një masë sigurie për mbrojtjen e shtetasve ukrainas.”

Vendimi i Apple vjen si rrjedhojë e presionit publik me të cilin janë përballur kompanitë teknologjike për të vepruar kundër Rusisë. Qeveria ukrainase, javën e kaluar, i kërkoi Apple të ndalonte së ofruari shërbimet e saj në Rusi, por disa ekspertë të sigurisë dhe demokracisë thanë se kjo mund të dëmtonte shtetasit rus të cilët po e protestojnë Kremlinin dhe mbështeten mbi mekanizmat perëndimorë për tu organizuar.

Facebook, Youtube dhe Twitter kanë filluar të ndajnë përmbajtjet të shpërndara nga mediat ruse dhe kanë filluar të intensifikojnë presionin mbi zyrtarët evropianë për të vepruar kundër propagandës pro-ruse. Netflix gjithashtu tha se po mohon të transmetojë kanalet televizive shtetërore ruse.

Pas vendimit të Apple, Ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov bëri një postim në Twitter duke thënë se CEO i Apple Tim Cook duhet “t’a mbarojë këtë punë” dhe shtyu kompaninë të “bllokonte” aksesimin e App Store në Rusi.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0