Apple lançon Apple Pay në Kinë - Business Magazine Albania

Apple lançon Apple Pay në Kinë


Apple ka njoftuar ditën e djeshme në faqen e saj Developer se ka lançuar shërbimin e saj mobile të pagesave në Kinë.

TechSot.Al raporton se kompania fillimisht njoftoi planet e saj për të sjellë Apple Pay në vend, dhjetorin e kaluar, kur zbuloi një partneritet me ofruesin e kartave të debitit dhe kreditit në Kinë UnionPay. Në fillim të kësaj jave, Guangfa Bank ka konfirmuar se shërbimi do të lançohej së shpejti në një postim publik në WeChat.

Në Kinë, zhvilluesit mund të përdorin porta të pagesës të ofruara nga CUP, Lian Lian, PayEase dhe YeePay. Me këtë, Apple Pay është tani në dispozicion në pesë vende. Kompania sigurisht që tani është e gëzuar lidhur me këtë: Jennifer Bailey, Zv.Presidenti i shërbimit, tha për Reuters: “Ne mendojmë se Kina mund të jetë tregu ynë më i madh Apple Pay.”

Shërbimi u lançua më parë në SHBA, Britani të Madhe, Kanada dhe Australi për të lejuar përdoruesit për të blerë mallra dhe shërbime fizike në aplikacione pa pasur nevojë për të hyrë në informacionin e pagesës çdo kohë.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0