Apple i bëri të gjithë për të qeshur me produktin e ri të prezantuar në eventin e saj - Business Magazine Albania

Apple i bëri të gjithë për të qeshur me produktin e ri të prezantuar në eventin e saj

apple

Apple mbajti eventin e saj në 19 tetor. Një seri produktesh u prezantuan, ku ndër më të rëndësishmet laptopët MacBook Pro dhe Pro MAX më të avancuarit ndonjëherë.  Këto laptopë ishin të kompletuar me më shumë porta për paisjet e jashtme, më shumë fuqi kompjuterike dhe gjithashtu një rezolucion më të lartë ekrani, grafika të shkëlqyera.

Por, një nga produktet e prezantuara mbrëmë ka kaluar pa u vënë re deh historia që ai ka nga mbrapa mund t’ju bëjë për të qeshur.

Nëse do të na thonit javën e kaluar se Apple po planifikonte të lëshonte një leckë pastrimi prej 19 dollarësh, ne do të kishim supozuar se ishte një shaka ose parodi, siç janë shishja e ujit Apple dhe çorapet  Apple. Por jo, kjo është e vërtetë – dhe interneti është duke gjetur të gjitha anët komike në këtë produkt.

“Lecka e pastrimit”  Apple është bërë nga “material i butë, jo gërryes” i aftë të pastrojë “çdo ekran të Apple, përfshirë xhamin cilësor të laptopëve të rinj Macbook”. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, ai gjithashtu përmban një logo të Apple. Me 19 dollarë, pothuajse do të shpresonit që pëlhura të ishte në formën e vetë logos.

Në fakt, po ta shikosh këtë produkt në Amazon dhe platforma të tjera si Ebay ajo nuk kushton më shumë se 1 dollarë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0