Një lajm super i mirë ka dalë në qarkullim për të gjithë përdoruesit e I-phonave. Apple është duke punuar për të krijuar një aplikacion për ekranet ‘vetë-shëruese’ që automatikisht riparojnë gërvishtjet dhe plasaritjet. Një aplikacion I patentuar nga gjigandi i teknologjisë zbulon se tipari magjik mund të përdoret në një iPhone të palosshëm, si dhe një numër pajisjesh të tjera. Se si do të funksionojë saktësisht nuk është plotësisht e qartë në këtë fazë, nxehtësia mund të ndihmojë që ekrani të shtrihet dhe të kthehet në formën e tij origjinale.
LEXO: Gjithçka që Apple zbuloi në eventin e saj në Shtator
Gjithashtu thuhet se magjia e “vetë-shërimit” mund të ndodhë automatikisht, ose në një kohë të caktuar; për shembull, mund ta vendosni celularin tuaj për karikim dhe njëkohësisht të rregulloni ekranin e tij. Pra programi i ri ‘vetë-shërues’ mund të riparojë telefonin tuaj ndërsa po karikohet. Apple gjithashtu sqaron se kjo teknologji, mund të përdoret edhe në një mori pajisjesh të ndryshme, duke përfshirë: laptopë, tableta, pajisje lojërash etj.
Apple sqaron se ky aplikacion mund të përdoret edhe në një mori pajisjesh të ndryshme, duke përfshirë: laptopë, tableta, pajisje shikimi dore, pajisje lojërash dhe pajisje navigimi. Masa e dëmit sesa mund të rregullohet nga magjia vetë-shëruese mbetet për t’u parë, por shpresojmë që ky zbulim të fillojë në një epokë të re.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.