Apple do të vazhdojë të heqë nga App Store aplikacionet problematikë dhe të braktisur - Business Magazine Albania

Apple do të vazhdojë të heqë nga App Store aplikacionet problematikë dhe të braktisur


Apple ka filluar të informojë zhvilluesit se do të vazhdojë të pastrojë nga App Store aplikacionet që nuk përmbushin standardet e cilësisë. Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 7 shtator.

“Cilësia është shumë e rëndësishme për ne”, ka shkruar Apple në një email të dërguar për zhvilluesit sot. “Ne e dimë se shumë prej jush punojnë shumë në ndërtimin e aplikacioneve inovative dhe në përditësimin e tyre në App Store me përmbajtje dhe karakteristika të reja. Megjithatë, ka edhe aplikacione në App Store që nuk funksionojnë më siç pretendojnë, ose kanë kohë që nuk ofrojnë mbështetje. Ne po implementojmë një proces të vazhdueshëm të vlerësimit të këtyre aplikacioneve sa i përket këtyre çështjeve, duke njoftuar zhvilluesit e tyre, dhe duke hequr aplikacionet problematik apo të braktisur nga App Store.

Në të njëjtin mesazh Apple u shkruan zhvilluesve që do të imponojnë një kufi prej 50 karaktersh në emrat e aplikacioneve që zhvilluesit paraqesin për aplikacionet e reja dhe përditësimin e atyre ekzistues.

Këto ndryshime do të zbatohen në të njëjtën ditë kur Apple do të mbajë eventin në San Francisko ku do të prezantoj iPhone e tyre të ri dhe produkte të tjera të mundshme.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0