Apple do të prodhojë 75 milionë iPhone 5G deri në fund të vitit

Apple do të prodhojë 75 milionë iPhone 5G deri në fund të vitit

iPhone 5G

Kompania Apple u ka kërkuar furnitorëve të prodhojnë të paktën 75 milionë iPhone 5G deri në fundin e këtij viti, së bashku me modelet e reja të Apple Watch, një iPad Air të ri dhe një tablet më të vogël, të quajtur HomePod – shkruan Bloomberg.

Apple synon që të hedhë në treg katër modele të reja të telefonave iPhone në tetor. Këto modele do të kenë rrjetin 5G, një dizajn më ndryshe dhe më shumë zgjedhje për madhësinë e ekranit.

Lexoni: Një avion supersonik “Air Force One” për presidencën amerikane

Kompania është gjithashtu duke përgatitur një iPad Air të ri dhe dy versione të reja të orës Apple Watch.

Përveç këtyre pajisjeve, Apple është duke zhvilluar edhe një model të ri të televizorit Apple TV, me një procesor më të shpejtë dhe një telekomandë të përditësuar, ndonëse ai mund të mos jetë i gatshëm në treg deri vitin e ardhshëm.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0