Apple do të përditësojë softuerët në lidhje me ankesat për mbinxehjen e iPhone 15 - Business Magazine Albania

Apple do të përditësojë softuerët në lidhje me ankesat për mbinxehjen e iPhone 15

Apple u shpreh se do të lëshojë një përditësim të softuerit që do të adresojë ankesat e klientëve në lidhje me modelet më të fundit të iPhone 15, të lëshuara pak më shumë se një javë më parë.

Apple tha se modelet e reja të iPhone nxeheshin më shpejt për shkak të një kombinimi të gabimeve në iOS 17, defekteve në aplikacione dhe një periudhe të përkohshme të konfigurimit.

Një zëdhënës i Apple tha “Ne kemi identifikuar disa kushte që mund të bëjnë që iPhone të funksionojë më nxehtë se sa pritej. Pajisja mund të nxehet më shpejt gjatë ditëve të para pas konfigurimit ose restaurimit të pajisjes për shkak të rritjes së aktivitetit në sfond. Ne kemi gjetur gjithashtu një gabim në iOS 17 që po prek disa përdorues dhe do të adresohet në një përditësim të softuerit. Një çështje tjetër përfshin disa përditësime të fundit të aplikacioneve të palëve të treta që po i bëjnë ato të mbingarkojnë sistemin. Ne po punojmë me këta zhvillues aplikacionesh për korrigjime që janë në proces të paraqitjes.”

Lexo edhe: Lancohet iOS 17; Ja çfarë ka të re

Pasi Apple publikoi modelet e reja të iPhone 15 në fillim të këtij muaji, ankesat e përdoruesve në forumet e Apple, Reddit dhe mediat sociale sugjerojnë që të katër modelet mund të nxehen më shumë se sa pritej gjatë përdorimit.

“Sapo mora iPhone 15 Pro sot dhe është aq i nxehtë sa nuk mund ta mbaj në duar për shumë gjatë!” shkroi një komentues në forumet e Apple.

Faqja e internetit e Apple thotë se përdoruesit mund të vërejnë se telefonat nxehen më shpejt  kur janë të konfiguruar nga një kopje rezervë, kur janë duke u karikuar me valë, duke përdorur aplikacione ose lojëra të rënda grafike ose duke transmetuar video me cilësi të lartë.

Apple thotë se është normale që pajisjet të nxehen  kur përdoren shumë dhe nëse iPhone nuk shfaq një paralajmërim për temperaturën, ato janë të sigurta për t’u përdorur.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0