Aplikoni për të marrë financim në formën e granteve dhe huave nga projekti SmartCapital i USAID - Business Magazine Albania

Aplikoni për të marrë financim në formën e granteve dhe huave nga projekti SmartCapital i USAID


A e dini se projekti SmartCapital i USAID-it do të ndihmojë më shumë se 100 agrobiznese dhe ndërmarrje të vogla e të mesme në Shqipëri të marrin financim në formën e granteve dhe huave për investime në vitin 2018? Dëshironi të bëheni përfitues i nismës SmartCapital?

SmartCapital është një Program për Rritjen Ekonomike që lehtëson Financimin e Sipërmarrësve si dhe u ofron atyre zgjidhje përmes Teknologjive të Inovacionit.

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë motorri i ekonomisë shqiptare. Ato përfaqësojnë 95% të bizneseve në vend dhe 75% të PBB-së. Megjithatë, NVM-të përfitojnë vetëm 28% të financimeve.

SmartCapital shpërbën disa prej pengesave tradicionale që hasin sipërmarrjet e vogla dhe të mëdha duke u dhënë sipërmarrësve mundësi në financime dhe u ofron atyre zgjidhje përmes Teknologjive të Inovacionit. Ky program 3 vjeçar nisi në Shtator të vitit 2016 dhe ka gjeneruar 21 milionë dollarë investime të reja në ekonominë shqiptare. SmartCapital pritet të lehtësojë financimin e 15 milionë dollarëve dhe në krijimin e 1100 vendeve të reja të punës

SmartCapital zbatohet nga CBS nëpërmjet 5 shërbimeve të veçanta:

  • Financim për Agrobizneset

Shërbimet për agrobizneset do të ofrohen nga një ekip profesionistësh dhe këshilltarësh biznesi në 5 zona të ndryshme në Tiranë, Korçë, Fier, Gjirokastër dhe Peshkopi.

  • Platformat Inovative të Teknologjisë për Përshpejtimin e Financimit dhe Tregtisë

CBS beson fort se përdorimi i teknologjisë innovative do të përshpejtojë tregtinë dhe financimet për sipërmarrësit.

  • Përfitime Ekonomike nga Iniciativat për Mjedisin dhe për Energjinë e Rinovueshme

Elementi për Mjedisin i SmartCapital synon të zhvillojë zgjidhje miqësore për Mjedisin dhe për Energjinë e Pastër, të cilat ofrojnë përfitime për konsumatorët urbanë dhe ruralë.

  • Shërbime 360 gradë për NVM-të përfshirë Kontabilitetin, Marketingun dhe Çertifikimin

NVM-të janë shpesh në kërkim të shërbimeve thelbësore për të mbështetur rritjen e tyre, por ndihma që ofrohet në treg është e kufizuar.

  • Zhvillimi Ekonomik dhe Rural për Bashkitë dhe Komunitetet Lokale

SmartCapital mbështet bashkitë me projektimin dhe zbatimin e programeve që gjenerojnë punësim dhe zhvillim ekonomik në komunitetet lokale.

Vizitoni faqen e internetit të projektit SmartCapital të USAID-it për të mësuar më shumë rreth aktivitetit. Klikoni http://cbs.al/smartcapital/index.php.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0