Aplikoni me startup-in tuaj në “Samitin Europian të Startup-ve” më 24 Prill në Barcelonë - Business Magazine Albania

Aplikoni me startup-in tuaj në “Samitin Europian të Startup-ve” më 24 Prill në Barcelonë


24 Prill, hap dyert edicioni i sivjetshëm EU-Startups Summit Auditori Axa në Barcelonën me diell. Do të jenë të pranishëm folës frymëzues si themeluesi i King, Riccardo Zacconi, mundësi të mrekullueshme rrjetëzimi me ushqimin e shijshëm – por më e rëndësishmja: një konkurs emocionues në pitching!

Konkursi i Pitching: Gjatë EU-Startups Summit, do të kemi një konkurrencë elektrizuese të pitching me 15 skuadra të para-përzgjedhura nga të gjitha vendet e Europës. Qëllimi ynë është të nxjerrim në pah disa nga startup-et më të mira të Europës në fazën e hershme. Ekipet pjesëmarrëse do të marrin shumë feedback të vlefshëm nga një juri investitorësh të mirënjohur. Startup-i fitues do të marrë një çmim prej € 50,000 + dhe do të paraqitet në EU-Startups.com. Paketa konkrete e çmimit të konkursit të këtij viti dhe juria e shquar e investitorëve do të shpallet më 12 Shkurt.

Aplikoni tani: Nëse jeni të interesuar të bëni pitch për startup-in tuaj me një prezantim 3-minutësh para një auditori prej 750 personash (investitorë, entuziastë të startup-ve dhe medias), aplikoni këtu!

  • Afati i fundit i aplikimeve është më 2 Mars!

Kusht:  Startup-i juaj duhet të jetë jo më i vjetër se 2 vjet, nuk duhet të ketë marrë ende fonde të VC (ose më pak se €500K) dhe duhet të jetë me bazë në Europë.

Biletat: Nëse jeni duke planifikuar të merrni pjesë në Samitin Europian të startup-ve të këtij viti, ju rekomandojmë që të siguroni biletën tuaj tani! Krahasuar me konferencat gjigante të teknologjisë, çmimet e biletave janë mjaft të volitshme (€ 85 për startup-et, € 149 për investitorët, € 195 për korporatat) dhe tashmë përfshihet ushqim / pije gjatë eventit kryesor. Biletat mund të blihen këtu!

Për më shumë informacion klikoni këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0