Aplikacioni skandaloz që përdoret nga 14-vjeçaret si një mundësi të lehtë për të bërë para - Business Magazine Albania

Aplikacioni skandaloz që përdoret nga 14-vjeçaret si një mundësi të lehtë për të bërë para

Nxënësit e shkollave të moshave 14-vjeçarje e shikojnë punën e seksit si një mundësi të lehtë për të bërë para. Është ky shqetësimi më i fundit që ka ngritur një eksperte në Britani. Autorja e librit bestseller “Generation Z, Their Voices, Their Lives”, Chloe Combi tha për mediat se gjithnjë e më shumë të rinjtë po tundohen nga këto shërbime, ose të postojnë imazhe seksuale në website të ndryshme në këmbim të parave.

Sipas saj, teknologjia dhe mediat janë arsyet se pse puna e seksit është bërë normale edhe për adoleshentët. “Një aplikacion seksi është njësoj i aksesueshëm si një aplikacion lajmesh. Personazhe të njohur që hapin llogari në faqe si OnlyFans raportohen në gazeta të ndryshme e  ata shesin akte seksuale dhe imazhe në këmbim të parave.

Po flas për vajza të reja, të cilat mendojnë se është ide e mirë dhe janë shumë të vetëdijshme që mund të bëjnë para nga fotot e seksit. Kam folur me shumë vajza në këtë pozicion. Shumë fëmijë po përpiqen që t’i hyjnë punës së seksit. Kjo për shkak se ata janë te ekspozuar në mënyrë normale dhe të glorifikuar nga mediat e teknologjia”, tha ajo.

Problemi përkeqësohet nga kontrollet minimale që u bën këtyre website-ve, sipas ekspertes. Në shumë raste, të gjithë adoleshentët kanë nevojë vetëm të klikojnë diku dhe të postojnë imazhe seksuale. Zakonisht ka burra në moshë të madhe që shënjestrojnë pikërisht të rejat. Për shembull, studentët që kanë nevojë për të mbuluar shpenzimet e universitetit. Studentët mund të përfitojnë deri në 3000 paund për shkak të kësaj pune.

“Instagrami po bëhet si tutori i botës. Kur rekrutuesit ofrojnë 20 mijë paund në muaj, 16-vjeçarët do të tundohen. Po bëhet pjesë normale e këtij sistemi. Pse të dërrmosh kurrizin, kur mund të zhvishesh për para?”, tha Combi. Ekspertja intervistoi një studente, e cila merrte deri në 1000 Euro, për shkak të punës që bënte në këtë industri. Ajo tregoi se i kishte hyrë kësaj pune për të mbështetur familjen e saj. E reja ka treguar se nuk e ka pasur të vështirë për të hyrë në këto website.

“Janë të shumtë studentët në të njëjtën situatë si Grace dhe kërkojnë punë të tillë për shkak të problemeve financiare”. Sipas ekspertes, ky problem duhet diskutuar gjerësisht, sidomos në shkolla. Sipas saj, edukimi seksual në shkolla duhet të përfshijë informacion të qartë dhe të pastër rreth rreziqeve dhe pasojave nga postimi i fotove seksuale në platformat online.

MIRROR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0