Aplikacioni për fiskalizimin, do të jetë falas për bizneset e vogla - Business Magazine Albania

Aplikacioni për fiskalizimin, do të jetë falas për bizneset e vogla


 

Projektligji i fiskalizimit është diskutuar ditët e fundit me disa grupe interesi. Pas komenteve të tyre, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, ka bërë të ditur dinamikat kryesore gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve të zhvilluar në Tiranë.

Pas konsultimeve, ministrja tha se sipërmarrjet e vogla do të kenë lehtësi, mes të cilave edhe pajisja me aplikacionin fiskal falas. Në këtë rast flitet për sipërmarrjet me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit.

Ndërkojë, për sipërmarrjet e tjera instalimi i programit të ri do të ketë një kosto shtesë për biznesin, që vlerësohet të shkojë në rreth 5 mijë lekë.

Konsultimi publik i projektligjit është hapur me 31 korrik të këtij viti dhe është shtyrë deri në mes të muajit shtator. Deri më tani, pjesë e konsultimeve janë bërë grupe të ndryshme interesi, si shoqata e bankave, biznesi i vogël, etj.

Lexo: Përgatitet projektligji, faturat do të jenë vetëm elektronike

Drafti, i cili është hedhur për konsultim publik parashikon implementimin e një software-i të ri në kasat e bizneseve, i cili transmeton në kohë reale çdo shitje në serverin e tatimeve.

Deri më tani bizneset raportojnë xhiron e tyre në tatime një herë në ditë, kur mbyllin aktivitetin e tyre dhe shtypin kasën për të transmetuar xhiron ditore. Ligji i ri dhe aplikacioni që do të instalohet, bën transmetim direkt të informacionit për transaksionet që kryhen tek serveri i tatimeve.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0