Aplikacioni E-Konsullata iu vjen në ndihmë qytetarëve - Business Magazine Albania

Aplikacioni E-Konsullata iu vjen në ndihmë qytetarëve


Ky aplikacion vjen ne kuadër te reformës së ndërmarrë nga MPJ në fushën e shërbimeve konsullore.

Aplikacioni konsullor E-Konsullata mund të shkarkohet nga Appstore dhe Playstore në çdo aparat celular apo tabletë që ka akses në internet dhe mund të përdoret kudo, duke shërbyer si një platforme interaktive komunikimi dhe informimi për te gjithë qytetaret shqiptarë kudo që ndodhen.Në aplikacion ndodhen kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën politike dhe shëndetësore për secilin vend prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata.

Ajo është një portë e drejtpërdrejt komunikimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi nëpërmjet saj mund t’i drejtoheni dhe raportoni në Drejtorinë e Shërbimeve Konsullore te MPJ-së.

Nëpërmjet këtij aplikacioni do të gjeni përgjigjen e shumë pyetjeve për shërbimet që mund të ofrojë Ministria e Punëve te Jashtme dhe selitë diplomatike e konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, duke shërbyer njëkohësisht dhe si një udhërrëfyes për sigurinë e shtetasve shqiptarë që ndërmarrin udhëtime në çdo vend të botës.

Ministri i Punëve te Jashtme Ditmir Bushati evidentoi se aplikacioni konsullor E-konsullata ka qëllim të dyfishtë, ai do t’i shërbejë gati 1/3 së qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, gjithashtu ai shërben si një udhërrëfyes për çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë jashtë duke dhënë informacion për 181 shtete që ndodhen në të.

Ai është një instrument i rëndësishëm pasi ofron informacion të integruar tepër te nevojshëm dhe për operatorët turistikë, agjencitë e investimeve, dhomat e investimeve por vjen në ndihmë dhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

CEO i Telekom Albania vlerësoi se shteti shqiptar është pionier në aplikimin e teknologjive digitale në shërbimet që ofron administrata publike duke shfrytëzuar teknologjinë moderne.

 

/OraNews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0