Aplikacionet nga të cilat mund të fitoni para

Aplikacionet nga të cilat mund të fitoni para


Këta janë aplikacionet më të mira të cilat mund t’ju sjellin para shtesë.

1. Foap

Ky aplikacion ju mundëson të fitoni para duke bërë fotografi. Nuk ka asnjë kufizim, dhe ju mund të përcaktoni çmimin që dëshironi. Mundësitë për të bërë para nga ky aplikacion janë pafund, sapo të keni hapur një llogari ju do të habiteni se çfarë shuma të parave njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për një foto që ju mund ta keni bërë rastësisht.

Foap është i disponueshëm në paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.

2. Slidejoy

Nuk ka asgjë të komplikuar në lidhje me këtë aplikacion, pasi ta keni instaluar një reklamë do të shfaqet në ekranin tuaj. Dhe ju do të fitoni para sa herë që të hapni telefonin tuaj.

Ky aplikacion është i mundur vetëm për përdoruesit e sistemit Android.

3. BookScouter

Nëse doni t’i hiqni qafe librat e vjetër, por nuk jeni të interesuar t’i jepni falas, ky aplikacion është përgjigja juaj. Ajo që ju duhet është skanimi i barkodit të librit me aplikacionin nga telefoni juaj dhe aplikacioni automatikisht shfaq mundësitë se me çfarë çmimi mund t’a shisni librin tuaj.

BookScouter është i disponueshëm për paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.

4. Ipsos i-Say

Nëse dëshironi të shkarkoni një aplikacion të anketave, por nuk dini se cilin të zgjidhni, provoni i-Say; i cili është krijuar nga Ipsos, një nga kompanitë më të besueshme në hulumtimet e tregut. Dhe nëse keni kohë të lirë, mund të mbushni anketa dhe fitoni para nga to.

i-Say është i mundur për paisjet iOS dhe Androit, pa pagesë.

5. Fiverr

Fiverr është një nga ‘tregjet’ më të mëdha për shërbime. Ky aplikacion ju jep qasje në mbi 3 milion shërbime duke filluar nga 5 dollarë.

Fiverr është i disponueshëm për paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.

6. App Trailers

Ashtu si edhe emri e tregon, App Trailer ju shfaq përdoruesve video të shkurtra 30 sekonda, reklama këto të aplikacioneve të reja. Për secilën video që ju shikoni, fitoni edhe para. Dhe nëse shkarkoni ndonjë nga aplikacionet, ju fitoni edhe më shumë.

Ky aplikacion është i mundur për paisjet iOS dhe Android, pa pagesë.

7. Loot

Ju mund t’i shikoni fushatat nga markat e preferuara dhe thjesht mund të përzgjidhni atë që ju intereson më shumë. Aksioni kompletohet duke e bërë një fotografi për atë markë, dhe pastaj t’a shpërndani në rrjetet sociale. Nga ky aplikacion mund të fitoni para, por dhe shpërblime të tjera.

Ky aplikacion është i disponueshëm për paisjet iOS dhe Android.

EarnLite

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0