A do anulohet tenderi për Rrugën e Kombit? - Business Magazine Albania

A do anulohet tenderi për Rrugën e Kombit?


Në një shkresë zyrtare qe ministria i ka dërguar komisionit dy ditë më parë, kërkohet anulimi i vendimit të tij dhe lënia në fuqi e fituesit të shpallur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pra konsorciumi turk.Në argumentin e saj, ministria thotë se ankesa e paraqitur pranë komisionit nga konsorciumi shqiptar është jashtë afateve.

“Ankimimi në Komisionin e Prokurimit Publik nga bashkimi i operatoreve “Catalyst Viva Das General Contracting Co. Llc”, “Salillari”, “Violap Ateve” dhe “Kastrati” është depozituar në datën 1 gusht, pra pesë ditë pas mbarimit të afatit të përcaktuar. Afati 5 ditor mbaronte në datën 27 korrik. Pra ankimi i bashkimit të operatorëve është jashtë afatit dhe si i tillë, nuk duhej marrë fare në shqyrtim nga Komisioni i Prokurimit Publik”.

Ministria vijon më tej argumentimin se interpretimi që ka bërë Komisioni i Prokurimit Publik është i gabuar, ndërsa thekson se në vendimin e tij, nuk janë marrë në konsideratë edhe argumentet teknik, të cilat janë miratuar nga konsulenti “IFC”.

“Për sa i përket vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për procedurën konkurruese për dhënin me koncesion, mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë, ju bëjmë me dije se kjo vendimmarrje është bazuar edhe në rekomandimet e “IFC”, e cila ka shërbyer si gur themeli në marrjen e këtij vendimi. Sa më sipër, ju kërkojmë të rishikoni vendimin tuaj dhe të lini në fuqi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke mos pranuar ankimimin”.

Vizion Plus u interesua pranë “IFC” për të mësuar qëndrimin e këtij institucioni, por ky i fundit thote se është në fazen e verifikimit të rrethanave dhe situatës, për të proceduar më tej. Ndaj “IFC” nuk ka ende një vendim lidhur me fituesin.

Burime për Vizion Plus thonë se konsorciumi shqiptar i mbetur në garë, nuk ka eksperiencën e duhur për të marrë mirëmbajtjen e rrugës më të rëndësishme në vend.

Ndaj ky tender, duket se po shkon drejt anulimit.

Burimi: mapo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0