Anulohet projekti Thumanë-Kashar. Ministrja e Infrastrukturës: fondi shkon për universitetin - Business Magazine Albania

Anulohet projekti Thumanë-Kashar. Ministrja e Infrastrukturës: fondi shkon për universitetin


Projekti i ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar është anulluar. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjise, Belinda Balluku ka bërë t3ë ditur se është ndërprerë procedura e partneritetit Publik Privat për Aksin Thumanë – Kashar.

“Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti, qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve të Paktit për Universitetin, në fushën e infrastrukturës arsimore qoftë asaj fizike e qoftë asaj dixhitale”, tha ministrja në një konferencë për shtyp.

Ajo tha se nuk do të hiqet dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati. “Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe ne jemi duke studiuar përfshirjen e tij: në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë – Durrës, ku bën pjesë edhe rindërtimi i rrugës Tiranë – Ndroq – Plepa në Fazën e parë si dhe ndërtimi i rrugës Kashar – Rrogozhinë në Fazën e dytë”.

Lexo: Nga 1 korriku 2019, më pak koncensione me ofertë të pakërkuar

Thumanë-Kashar është një prej projekteve më të mëdha që do të jepen në formën e partneritetit publik privat. Kompania shqiptare Gener 2 dha një ofertë të pakërkuar për ndërtimin dhe menaxhimin e rrugës. Me një vlerë rreth gati 226 milionë euro, kjo kompani rezultoi fituese. Krahas pjesës shumë të kontestuar të unazës së re, edhe kjo rrugë, është diskutuar shumë për koson  e lartë të ndërtimit dhe mirëmbajtjes.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0