Nga 1 korriku 2019, më pak koncensione me ofertë të pakërkuar - Business Magazine Albania

Nga 1 korriku 2019, më pak koncensione me ofertë të pakërkuar


Keni dëgjuar shumë së fundi për ofertat e pakërkuara në shërbimet publike. Janë ato oferta që i mundësojnë një kompanie apo një grupi, të japë një propozim për investimin dhe kostot. Në këtë rast, kompania ka një shans të lartë për të fituar tenderin, pasi është në avantazh me pikët, pikërisht se ka investuar në dizenjimin e projektit dhe idesë.

Ministri i Financave, i cili këto ditë po mbron intensivisht buxhetin e shtetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ka thënë se vitin e ardhshëm do të këtë një ligj të ri të partneriteteve publike private, ku pritet të ndryshojë mënyra sesi veprohet sot me ofertat e pakërkuara.

Sipas ministrit Ahmetaj, me këtë ligj do të hiqen PPP-të e pakërkuara për disa sektorë.

“Me anë të këtij ligji është propozuar që nga 1 korriku 2019 transporti dhe infrastruktura nuk do të ketë PPP me ofertë të pakërkuar. Po kështu do të bëhet heqja e bonusit për PPP të pakërkuara, ndërkohe që dhe ato që do të mbeten pra portet dhe aeroportet, do të hiqet bonusi”.

Kontratat e dhëna në këtë formë kanë ngjallur debate, veçanërisht dy vitet e fundit. Ahmetaj tha se, vlera totale e kontratave të dhëna me PPP është 807 miliardë lekë, ku gati gjysma e kësaj vlere u përket hidroventraleve ende në process. “262 hidrocentrale vijojnë të jenë akoma në proces ndërkohë që balanca e fryrë e PPP është pikërisht kjo që raportohet”, tha Ahmetaj para deputëve.

Koncensionet kryesisht në rrugë janë një debat i hapur për kostot e larta dhe rrezikun e lartë që sjellin në buxhet e në borxhin publik. Një praktikë që po ndiqet prej vitesh tashmë. Ministri Ahmetaj tha se rruga Tiranë-Elbasan, është një prej shembujve të gabuar sesi është vepruar me rrugët.

Rruga Tiranë-Elbasan e kontraktuar ne 2011, deri në këtë moment ka kaluar vlerën shtesë me 100 mln dollarë. “U nis me një kosto 304 milionë dollarë por ka shkuar 405 milionë dollarë. Nëse verifikohen, pretendimet ekstra kapin vlerën 36 milionë dollarë, 41.6 % më shumë në raport me prokurimin publik”.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0