Anullohet për herë të dytë nisja e raketës Artemis I drejt Hënës - Business Magazine Albania

Anullohet për herë të dytë nisja e raketës Artemis I drejt Hënës

Është anuluar për herë të dytë nisja e raketës Artemis I drejt Hënës. Kësaj radhe shkak për anullimin u bë një rrjedhje në rezervuarin e hidrogjenit që fuqizon motorin e raketës.

Raketa, 100 metra e lartë, që synon të dërgojë njerëzit në Hënë për herë të parë pas misionit Apollo në vitin 1972 përbëhet nga katër motorë të fuqishëm, që janë projektuar të djegin 3 milion litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm për ta përdorur si fuqi. Inxhinierët thanë se gjatë fazës së mbushjes së karburantit, sistemi i alarmit u ndez, për shkak të një rrjedhjeje hidrogjen. Edhe pse u bënë disa përpjekje, defekti ishte i pamundur të rregullohej në kohë.

Lexo edhe: Artemis, dështimi i fundit i nisjes në hapësirë. Ja disa nga dështimet më të forta drejt nisjes në hapësirë

Agjencia Amerikane Hapësinore, NASA nuk ka dhënë një datë të re për nisjen e raketës, e cila do të duhet të kthehet në ndërtesën e saj të montimit për inspektim dhe mirëmbajtje. Dështimi i parë për nisjen e saj ishte të hënën, pasi kontrollorët thanë se motorët nuk ishin në kushtet e duhura teknike për të bërë lëshimin. / BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0