Anke den Ouden, Menaxhere e Microsoft, folësja e radhës në AllWeb

Anke den Ouden, Menaxhere e Microsoft, folësja e radhës në AllWeb


Anke den Ouden – Menaxhere e Përgjithshme e Microsoft për Europën Qendrore dhe Lindore

Anke ka qenë pjesë e Microsoft për 20 vjet dhe ka ndërtuar aftësi të forta drejtuese në fushat e Menaxhimit të Biznesit, Marketingut dhe Shitjes.

Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 1997 në Marinën Gjermane në Financë, duke u kujdesur për prokurimin e marketingut, më pas marketing dhe rolet e shitjes – më pas u zhvendos në Microsoft EMEA në 2003 si Menaxhere e brendshme e shitjeve.

Lexoni: Çfarë mund të mësoni nga Nathan Ott në AllWeb Albania?

Nga viti 2007 deri në vitin 2011, Anke ka punuar në degën polake të Microsoft si Drejtore, Biznes dhe Marketing dhe më pas si Drejtoreshë SMS & P.

Më pas ajo u bë për katër vjet Drejtuese OEM për Europën Qendrore dhe Lindore, derisa u promovua si Drejtuese CDS për Microsoft në Rusi në tetor të vitit 2014.

Anke e filloi karrierën e saj në MARS si Menaxhere e Shërbimit të Marketingut. Ajo u diplomua në Ekonomi dhe Sport.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Lexoni: ALLWEB – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Takohemi në 12 Tetor tek Tirana Business Park

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0