Anglia do të rivendosë kufizimet e COVID-19

Anglia do të rivendosë kufizimet e COVID-19

COVID-19

Qeveria në Angli ka vendosur që të rikthejë masat kundër COVID-19, pas shtimit të rasteve në disa qytete. Sipas BBC-së, bëhet me dije se tashmë do të ndalohen familjet që të vizitojnë njëra-tjetrën dhe do të mbyllen diskot.

Lajmi për kufizimet e reja është njoftuar nga Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili u shpreh se masat e reja do të hyjnë në fuqi që nga mesnata e kësaj të enjteje. Kufizimet do të prekim qytetet si Newcastle, Sunderland, South Tyneside dhe Gateshead.

Lexoni: Një model shqiptar për arsimin dhe formimin profesional, frymëzuar nga Zvicra

Të dhënat thonë se ne duhet të veprojmë tani”, u shpreh Hancock para Dhomës së Komuneve. Më tej zyrtari shtoi se Sunderland tashmë ka një mesatare 103 raste për 100,000 njerëz.

Nga ana tjetër mësohet se restorantet do të ofrojnë shërbimin e tyre, ndërsa baret dhe diskot do të mbyllen nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Po ashtu janë kërkuar fonde shtesë dhe për policinë, që kjo e fundit të shtojë kontrollet dhe të pajiset me mjete kundër koronavirusit.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0