Angela Merkel u shpall personazhi i vitit 2015 nga revista Time. Merkel ka shërbyer si kancelare gjermane që nga viti 2005. Megjithëse bota e biznesit dhe politikës është e ndryshme, Angela Merkel mund të shërbejë si një model suksesi për sipërmarrësit. Më poshtë mund të gjeni një listë të 10 gjërave që nuk dinit për Angela Merkel:
- Angela Merkel është liderja më jetegjatë femër në Europë.
Duke mos marrë parasysh Mbretëreshën Elizabet që ka një post të trashëguar, Angela Merkel është kancelarja e parë femër në Gjermani dhe liderja më jetëgjatë femër në historinë e Europës.
2. Gjyshi i saj ishte polak
Gjyshi i Angela Merkel, Ludwig Kazmierczak ka lindur në Poznan,Poloni në vitin 1896. Babai i saj e ndryshoi mbiemrin në Kasner në vitin 1930.
3. Nofka e Angelës është “Mami”
Megjithëse Angela Merkel nuk ka fëmijë biologjikë, gjermanët e thërrasin “Mami” kancelaren e tyre.
4. Ajo ka frikë nga qentë
Angela i ka frikë qentë pas një kafshimi në vitin 1990. Vladimir Putin e dintë këtë fakt kur e lejoi labradorin e tij të zi të hynte në dhomën e pritjes disa vite më parë.
5. Angela është gruaja më e fuqishme në botë
Forbes e shpalli Angela Merkel si gruaja më e fuqishme e planetit në listën e 100 femrave më të pushtetshme të Forbes 2015.
6. Angela është rritur në Gjermaninë Lindore
Pas lindjes së Angelës, babai i saj vendosi ta transferonte famlijen e tij nga Gjermania Perëndimore në Gjermaninë Lindore.
7. Ajo flet rrjedhshëm rusisht
Ky fakt e ndihmon të jetë negociatore kryesore me Presidentin rus.
8. Angela është një shkencëtare
Modeli i Angela Merkel në fushën shkencore ka qenë Marie Curie, gruaja e parë që ka fituar çmimin Nobel . Ajo është një doktore shkencash në fizikën dhe kiminë kuantike dhe ka qenë pedagoge në Akademinë e shkencave të Gjermanisë Lindore.
9. Angela ka mbajtur mbiemrin e burrit të parë
Angela ka qenë e martuar më parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel. Lidhja e tyre martesore zgjati 5 vjet. Në vitin 1998 ajo u martua me Joachim Sauer, por vendosi të mbante mbiemrin e burrit të saj të parë.
10. Ajo është një kuzhiniere e zonja
Tani ndoshta nuk ka kohë të gatuaj, por Angela është një kuzhiniere e shkëlqyer. Pjata e saj e preferuar është supa me patate dhe gatimi i embëlsirave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto