Andri Gjoka, piloti 16 vjeçar që synon Formula 1 - Business Magazine Albania

Andri Gjoka, piloti 16 vjeçar që synon Formula 1

Andri Gjoka piloti shqiptar qe synon formula 1

Andri Gjoka është emri i pilotit 16 vjeçar, i cili kohën e tij e kalon në pistat e kartingut. Pasioni i tij për garat filloi në moshën 13 vjeçare, që prej garës së parë në pistën e Kartodromit, ku u gjend rastësisht dhe dha më shumë seç pritej në ato gara. Vetëm në vitin e parë të karrierës së tij është shpallur kampion i kartingut për moshën 16 vjeçare.

Ai na tregon për eksperiencën e tij, synimet, ambiciet dhe kriteret që duhet të përmbushen për të qenë anëtar i Federatës Shqiptare të Kartingut.

“Për të qenë pjesë e Federatës ka disa kritere siç janë kushtet mjekësore, të qenit në gjendje fizike të përshtatshme për të garuar. Duhet të kalosh disa prova për të treguar që di të ngasësh një makinë Kart dhe të marrësh liçencën për garat e kartingut, e cila nuk është e vlefshme vetëm në Shqipëri, por është liçencë ndërkombëtare për gara përtej kufijëve të Shqipërisë. Unë arrita ta fitoj liçencën pas një viti stërvitje intensive në kartodrom dhe gara amatore, ku u shpalla edhe kampion në kategorinë U16 për Shqipërinë, teksa isha në moshën 15 vjeçare.”

Artikulli u publikua më parë në faqen 70 të numrit 28 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

Tashmë me një rrugë të hapur për të garuar, Andri mori ofertën e parë nga ekipi gjerman, Rotax Carting për të marrë pjesë në garat me makina elektrike. Ky ishte kampionati i parë në botë me makina kart elektrike, si pjesë e Federatës Gjermane të MotorSportit, DEKM ElectroKart, kampionat që nxirrte në pah talentet e reja. Pas regjistrimit në Gjermani, në maj të 2021 ai realizon provën e parë, ku duhej të tregonte aftësitë e duhura për të ngarë llojin e përcaktuar të makinës. Makina ishte një Kart Project E20 e pajisur me një shasi Sodi Sigma DD2 të zhvilluar posaçërisht për Kart elektrike, goma Vega dhe arrinte një shpejtësi nga 0-100 Km/h në 3.5 sekonda.

Andri na tregon se pilotët e tjerë të skudrës së tij gjermane kishin mbi 8 vite eksperiencë, duke e bërë Andrin më të riun prej tyre në eksperiencë, por edhe në moshë. 

“Në Maj të 2021 unë bëra dy teste përgjatë dy javëve dhe arrita të përmirësohesha me 5 sekonda. Koha e parë ka qenë rreth 56 sekonda dhe unë gjatë fundit të garës e çova kohën 51.1 sekonda. Ekipi më vlerësoi shumë si një prej talenteve më të rinj. Për dy javë arrita nivelin e garuesëve të tjerë dhe u përgatita për garën e parë që u zhvillua në Qershor të 2021. Në këtë kohë unë kisha 2 vite eksperiencë me makina amatore në Shqipëri, kurse me makina profesionale ishte përvoja ime e parë. Rëndesa e timonit ishte 100 kilogram gjë që e bënte shumë të lodhshme, por edhe sfiduese.” 

Lexo: Shqipëria me inflacion më të ulët se vendet e BE

Pjesëmarrja e Andrit në gara vazhdoi dhe ai u kthye me kupa të tjera në koleksionin e tij. 

“Pasi u kualifikova në 11 Korrik, më 13 Korrik u mbajt gara gjysmëfinale dhe finale. Në të dyja garat kam marrë vendin e parë, jo vetëm si fitues i Digital Motorsport Cup, por fitova dhe mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Francë në FIA Motorsport. Pasi mbarova kampionatin kombëtar të kartingut më erdhi dhe një ofertë nga ekipi i BMW në Gjermani. Ata më kishin ndjekur edhe në kampionatin e DEKM dhe më dërguan një ofertë për t’u bërë pjesë e kampionatit të tyre BMW M2 CUP, i cili do të zhvillohej për vitin e dytë për promovimin e talenteve të reja.

Në 24 Nëntor u realizua gara e parë e kampionatit të kartingut, nga 4 gara të relizuara.  Aty dola në vend të parë në 3 prej tyre, duke marrë 12 pikë të vlefshme për kampionatin e kartingut. Gara tjetër Andri Gjoka është emri i pilotit 16 vjeçar, i cili kohën e tij e kalon në pistat e kartingut. Pasioni i tij për garat filloi në moshën 13 vjeçare, që prej garës së parë në pistën e Kartodromit, ku u gjend rastësisht dhe dha më shumë seç pritej në ato gara. Vetëm në vitin e parë të karrierës së tij është shpallur kampion i kartingut për moshën 16 vjeçare.u zhvillua në Dhjetor në Pogradec, me makina SodiKart, makina shumë pranë profesionales për garim të thjeshtë, aty arrita të shkoj deri në finale dhe të ngjitesha në podium. Ishte hera e parë që garoja në kampionatin kombëtar për të rritur. Gjatë kësaj gare isha pjesë e një projekti të Vodafone Albania dhe ata vendosën të më mbështesin në rrugëtimin tim. Përveç kësaj u bëra pjesë e një projekti reklamues i cili është në zhvillim e sipër tashmë. ”

I pyetur përsa i përket mbështetjes financiare dhe materiale në këto gara, ai shpjegon se ka patur disa herë pengesa. Moto-sporti është një sport, i cili kërkon investime të mëdha dhe besim, ndaj ai u bën thirrje kompanive të mëdha të investohen në këtë sport, për të mbështetur talentet e rinj shqiptarë.

“Motorsporti kërkon shumë investim dhe asnjë pilot nuk ka arritur majat, si Formula 1, Formula E, Rally, etj. pa sponsor. Familja ime ka qenë gjithmonë mbështetja ime, por duhet thënë që shpenzimet janë shumë të mëdha. Pasi u ktheva nga Gjermania më kanë evidentuar disa sponsora dhe kam bërë takime me secilin prej tyre. Më pas, në Korrik është zhvilluar gara e parë në Shqipëri, garë digjitale me simulator. Fituesi i asaj gare do të përfaqësonte Shqipërinë në Francë në FIA Motorsport, kampionati Botëror i MotorSportit, në vitin e dytë të mbajtjes së tij”, tha ai.

Kurioziteti ynë për ecurinë e këtij talenti 16 vjeçar na shtyu ta pyesim për projektet në vijim dhe planet e tij në pilotim. 

Andri Gjoka është emri i pilotit 16 vjeçar, i cili kohën e tij e kalon në pistat e kartingut. Pasioni i tij për garat filloi në moshën 13 vjeçare, që prej garës së parë në pistën e Kartodromit, ku u gjend rastësisht dhe dha më shumë seç pritej në ato gara. Vetëm në vitin e parë të karrierës së tij është shpallur kampion i kartingut për moshën 16 vjeçare.“Viti 2022 do të ketë edhe më shumë zhvillime në MotorSportin Shqiptar. Hapi tjetër do të jetë FIA MotorSport, një kampionat botëror, ku pretendoj të kualifikohem për finale dhe natyrisht të ngjitem dhe në podium. Në Prill do të zhvillohet kampionati SodiwSeries, kategoria Endurance Cup në Itali, ku do të marrim pjesë 4 përfaqësues nga Shqipëria, ndër to edhe unë. SodiwSeries është rankimi më i madh global i pilotëve go-kart. Synimi më i madh i pothuajse i çdo garuesi janë garat elitë si Formula 1, Formula E dhe unë nuk bëj përjashtim. Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, ka shumë pilotë të rinj dhe të talentuar dhe konkurrenca në kampionate ndërkombëtare është e madhe. Për mendimin tim ky sport ka nevojë për më shumë  promovim, njerëzit nuk e dinë sa i bukur është ky sport dhe sa premisa ka të ndikojë për mirë në vendin tonë.”

Artikulli u publikua më parë në faqen 70 të numrit 28 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0