Anatomia e një prezantimi të suksesshëm - Business Magazine Albania

Anatomia e një prezantimi të suksesshëm

prezantimi

Në një elevator pitch, keni afërsisht 60 sekonda për të tërhequr vëmendjen e personit përballë. Me një prezantim me email, edhe nëse dikush do ta hapë emailin tuaj, ju keni vetëm 30 sekonda. Më poshtë mund të mësoni më shumë se çfarë duhet të përfshini në ato pak sekonda të çmuara.

Kërkoni për vëmendje

Vëmendja është shumë e shtrenjtë dhe rrallë tërhiqet në ditët e sotme. Jo gjithçka na tërheq vëmendjen tonë. Ajo që na lidh me të vërtetë janë vetëm ato gjëra që flasin për interesin tonë.

Të hulumtosh se çfarë mendon dhe pëlqen pala tjetër dhe si flasin ata, është thelbësore që prezantimi juaj të jetë i suksesshëm. Kur bëni prezantim për një biznes, mësoni dhimbjen dhe qëllimet e tij. Mbi të gjitha, studioni zërin e klientit. Është pikërisht kjo që mban funksionimin e çdo biznesi, si B2B ashtu edhe B2C.

Jini të qartë

Një mesazh i qartë do të triumfojë gjithmonë mbi një prezantim kompleks të mbushur me zhargonin e përditshëm.

  • Planifikoni se çfarë do të thoni – mbuloni prezantimin për veten tuaj dhe pastaj pasqyrën e biznesit, mundësitë e biznesit, vizionin, shembujt; tregoni se e njihni tregun tuaj, madhësinë e tij, problemet e tij, zgjidhjen tuaj, konkurrencën tuaj, modelin e biznesit dhe financat tuaja. Të gjitha duke qenë kongruent me kulturën, vlerat dhe zërin tuaj të markës.
  • Ndërtoni një skicë – kjo vlen për prezantimet me email, propozimet e biznesit, kontratat.
  • Përdorni larmishmëri karakteresh dhe hapësirash, si dhe grafikë në prezantimin tuaj, por pa e mbingarkuar vizualisht prezantimin. Kjo vlen për të gjitha formatet e shkruara të prezantimeve.
  • Jini konçizë – dilni direkt në temë dhe shmangni fjalët e ndërlikuara.
  • Përdorni analogji – ato janë një nga mënyrat më të mira për t’i bërë shpjegimet më të thjeshta.
  • Jini specifik – shmangni të qenit të përgjithshëm.

Lexoni: Si të kuptoni nëse keni zgjedhur idenë ideale për startup

  • Komunikimi

Komunikimi është thelbësor, sepse tre aftësitë e ardhshme do të kenë më pak ndikim pa të. Warren Buffett e ka thënë më së miri: “Nëse nuk mund të komunikosh, është sikur t’i shkelësh syrin një vajze në errësirë dhe asgjë nuk ndodh”.

Përfshini emocione

Emocionet mund ta kryejnë punën në shumicën e kohës, pasi njerëzit blejnë (dhe pranojnë prezantimet) për dy arsye: të largohen nga dhimbja ose t’i afrohen dëshirës. Si njerëz, ne i arsyetojmë vendimet emocionale me logjikë, dhe në përgjithësi, emocionet janë më të forta se logjika në ekonominë e sjelljes.

Përqëndrohuni në shitjen e përfitimeve, jo funksionaliteteve, për të rritur dëshirën. Gjithashtu, për të rritur lidhjen midis shitësit dhe blerësit në prezantimet tuaja, përdorni gjuhë personale si “ju” dhe “ju jeni”, shmangni “Unë” dhe “ne” sa më shumë që të jetë e mundur.

  • Psikologjia

Edukimi i vetes mbi sjelljen njerëzore, psikologjinë e konsumatorit dhe ekonominë e sjelljes do të maksimizojë aftësinë tuaj për të ndikuar, bindur dhe prezantuar me sukses.

Transmetoni siguri

Emocioni ka një faktor të madh në prezantimet tuaja, por me në idetë tuaja ju shisni siguri në një botë të pasigurtë. Njerëzit nuk i pranojnë domosdoshmërisht prezantimet më të mira. Ata thonë Po për prezantime idesh që i konsiderojnë më pak të rrezikshme.

Njerëzit blejnë nga njerëzit. Ju jeni duke prezantuar (shitur) një ide, por ajo që po shisni në të vërtetë është “vetvetja”. Edhe nëse propozimi është i shkëlqyeshëm, prezantimi i idesë nuk do të shitet nëse nuk i besohet shitësit. Prandaj është e rëndësishme që të përfshini në prezantim studime të forta rasti, modele biznesi të provuara dhe prova sociale.

  • Shitja

Nuk duhet t’ju habisë fakti që miliarderët para se të arrinin këtë status, kanë punuar dhe mësuar shumë mbi shitjet.

Ata kanë punuar me shitjet dhe pikërisht kjo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe ka ndihmuar drejtpërdrejt në aftësitë e tyre të prezantimit.

  • Negocimi

Përmirësimi i kësaj aftësie do t’i bëjë prezantimet tuaja më të mira, si verbalisht ashtu edhe në një format të shkruar.

Komunikimi, shitjet, negociatat dhe psikologjia janë katër shtylla që ju ndihmojnë të tërhiqni më mirë vëmendjen, të jeni më të qartë, të transmetoni emocionet dhe logjikën në prezantimin tuaj.

/inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0