American Airlines do të blejë 20 avionë supersonikë - Business Magazine Albania

American Airlines do të blejë 20 avionë supersonikë

American Airlines

American Airlines ka rënë dakord të blejë 20 avionë supersonikë. Kjo ndodh gati 20 vite nga fluturimi i fundit i një avioni supersonik nga Concorde. Avioni britaniko-francez nuk funksionoi për shkak të kostos së lartë për pasagjerët, por edhe për linjat ajrore.

Por, Blake Scholl, drejtuesi i lartë i firmës Boom, këmbëngul se avioni i kompanisë së tij do të jetë i ndryshëm kur të debutojë në vitin 2029. Biletat kushtojnë rreth 4,000 deri në 5,000 dollarë për të fluturuar nga Nju Jork deri në Londër, në rreth tre orë e gjysmë nga shtatë orë që realizohet tani ose nga San Francisko për në Tokio për rreth pesë orë e gjysmë, në vend të njëmbëdhjetë orëve.

Ky avion do të ketë një shpejtësi maksimale 1.7 herë më të madhe se shpejtësia dhe do të mbajë nga 65 deri në 80 pasagjerë. Lajtmotiv i kompanisë Boom ishte që nga fillimi qëndrueshmëria dhe mbrojtja e mjedisit dhe të gjithë avionët e saj do të fluturojnë ekskluzivisht me benzol-bio, i cili aktualisht është i pamjaftueshëm dhe shumë i shtrenjtë.

Muajin e kaluar, Boom njoftoi ndryshime në dizajnin e avionit për ta bërë atë më të thjeshtë dhe më pak të kushtueshëm për t’u ndërtuar dhe mirëmbajtur. Ndryshimi më i habitshëm ishte kalimi nga tre motorë, duke përfshirë një lloj tjetër në bisht, në katër motorë identikë nën krahët në formë delta.

Tregu i avionëve me katër motorë po tkurret pasi shumica dërrmuese e avionëve të pasagjerëve që fluturojnë sot kanë dy motorë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0