Ambra Amaretti, sipërmarrësja 60 vjeçare plot energji në Vlorë

Ambra Amaretti, sipërmarrësja 60 vjeçare plot energji në Vlorë


Pesë vite më parë as nuk e kishte idenë e Shqipërisë. Si mund të ishte ajo. Por, me të ardhur në Shqipëri vendosi të bënte biznes e të jetonte këtu, më saktë në Vlorë.

Ambra Amaretti, është një arkitekte-interior designe, por angazhimet e saj në Shqipëri nuk janë fokusuar në këtë drejtim. Do t’i duhej të njihte mirë shqipen që të komunikonte me klientët e saj. Ndaj zgjodhi të hapë një lokal, në mënyrën e saj. Një lokal që do të tërhiqte fillimisht komunitetin italian, më tej edhe nga shqiptarë.

Ne e gjejmë në administrimin e një lokali veror buzë detit në Radhimë. Dhe sigurisht, edhe aty ka tërhequr mbrapa komunitetin italian.

Pas 5 vitesh me lokalin në qytet, Ambra ka shkuar edhe më afër detit, me po të njëjtën filozofi shërbimi. Kekët dhe ëmbëlsirat e freskëta, siç i bëjnë gratë italiane në shtëpi. Kjo e dallon në lokalin e saj “Love Italy” dhe po ashtu në bufenë e mëngjesit të shërbyer tek lokali provizor në breg të detit.

Lexoni: Vado in Albania: Shqipëria përmes syve të italianëve

“Une vij nga Roma dhe kam jetuar në zonë bregdetare. Mënyra jonë e punës atje ishte e tillë,  çfarë do pune, apo profesioni të kishim, ishte praktike, që të kishim gjatë verës një lokal apo restorant në administrim buzë detit, ku punonim oraret e mbrëmjes. Kështu, në moshën 20 vjeçare, me miqtë, administroja një biznes. Çdo i punësuar duhej të dilte patjetër nga shkolla e hotelerisë e ishte i specializuar në shërbim. Me atë përvojë mësova shumë nga punonjësit e mi”. Sot jam në gjendje të shërbej siç duhet verën, jam ekspertë në njohjen e birrës mënyrës së ruajtjes së saj, etj”, thotë ajo.

Prej dy muaj e gjysëm, Ambra bën në bredet atë që prej 5 vitesh e ka bërë në qytetin e Vlorës. Zgjohet herët në mëngjës,  bën tortat dhe ëmbëlsirat. “roli im ishte të qenit mama italiane” thotë ajo ndërsa i referohet lokalit.

Lexoni: 5 Rregullat e të ushqyerit mirë

Për sa i përket bregdetit, e gjithë përvoja aktuale e saj duket një studim tregu. Kur e pyesim se çdo të  bëjë pjesën e mbetur të kësaj vere, apo verën tjetër ajo shprehet “Unë nuk u besoj gjërave që më thonë. Doja ta prekja realitetin me duart e mia. Planet e mia janë të punoj me një grup personash që kanë kulturën e turizmit, e vijnë nga vende të ndryshme”.

Ndërsa vlerëson pasuritë natyrore të Shqipërisë, Ambra nuk mohon faktin se të rinjtë të punësuar në turizëm vijojnë të jenë të paformuar, me interes të ulët.  Sipas saj, pjesa më e madhe e kamarierëve përgjatë vijës bregdetare nuk dinë gjuhë të huaj, ndërsa vëren se edhe menutë, në pothuajse 80 % të rasteve janë vetëm në shqip.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0