Shkodra është kthyer në një vatër aktive e përhapjes së COVID-19, prandaj ambasadorja i dhuroi bashkisë 800 maska.
“Zonjën Vasak e informova për situatën e pandemisë së COVID-19 në Shkodër, punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes, për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në territorin e Shkodrës”.
“Ambasadorja Vasak solli 800 maska, dhuratë nga Shoqëria “Marlotex” shpk Berat, në ndihmë të Bashkisë Shkodër, për strukturat mbështetëse apo që janë në shërbim të popullatës si dhe për përdorim nga popullsia e ekspozuar e më në rrisk”, shkruan Voltana Ademi në postimin e saj në Facebook.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto