Jeni mësues apo administratorë të shkollave të mesme, në kërkim të mundësisë për të thelluar njohuritë tuaja mbi shoqërinë, kulturën, vlerat dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara? Institutet e Studimeve Amerikane (SUSI) për Mësues dhe Administratorë të Arsimit të Mesëm janë programe intensive akademike të nivelit pasuniversitar, që synojnë të forcojnë kurrikulat dhe të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies për Shtetet e Bashkuara në shkollat e mesme dhe në institucionet e tjera akademike jashtë vendit.
Lexo: Një thirrje nga Ambasada Amerikane, për fituesit e llotarisë
Rezidenca akademike katër javore do të jetë në universitetet dhe kolegjet e universiteteve Amerikane dhe do të përbëhet nga një seri e balancuar e leksioneve, paneleve, diskutimeve të seminareve, leximeve, praktikave, vizitave në terren, takimeve me praktikuesit e fushës dhe aktiviteteve kulturore. Afati për aplikime është 31 dhjetor 2019.
Mësoni më shumë mbi programin dhe aplikoni sot duke klikuar linkun: https://bit.ly/36hUK1f
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.