Amazon, Google, Facebook nën shënjestër: Ministrat e G7-s arrijnë marrëveshje historike për taksën ndaj korporatave - Business Magazine Albania

Amazon, Google, Facebook nën shënjestër: Ministrat e G7-s arrijnë marrëveshje historike për taksën ndaj korporatave

Ministrat e Financës të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara kanë arritur një marrëveshje “historike” për vendosjen e një takse për kompanitë e mëdha multinacionale.

Ministrat e Financave, që u takuan në Lodër, u zotuan për vendosjen e një takse për korporatat, prej një niveli minimal prej 15 për qind.

Kompanitë si Amazon, Google dhe Facebook mund të jenë në mesin e kompanive që do të preken nga kjo taksë.

Ky vendim mund të bëjë që qeveritë të pranojnë miliarda dollarë si taksë nga këto kompani dhe me këto të holla, ata mund të paguajnë borxhet që kanë marrë gjatë krizës së pandemisë COVID-19.

Marrëveshja – e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë dhe Japonisë – do t’u bëjë presion që edhe vendet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull, kur do të takohen në samitin e G20-ës muajin e ardhshëm.

Kancelari britanik i Thesarit, Rishi Sunak tha se kjo marrëveshje është historike.

“Pas vitesh diskutime, ministrat e Financave të G7-ës arritën marrëveshje historike për të reformuar sistemin botëror të taksës, që është në përputhje me epokën digjitale”, tha ai.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kishte bërë thirrje që taksa për korporatat të jetë në nivel prej 15 për qind.

Për vite me radhë, qeveritë në mbarë botën janë përballur me sfidën e vendosjes së taksave për kompanitë globale, që operojnë në shumë vende të botës.

Aktualisht, kompanitë e mëdha, siç janë Amazon dhe Google, mund të hapin degë të kompanive të tyre në shtetet që kanë taksa relativisht të ulëta për korporatat dhe në po ato vende ata deklarojnë edhe profitet e tyre.

Kjo nënkupton, që kompanitë mund të paguajnë taksën lokale të vendit ku kanë të vendosura përfaqësitë, edhe nëse kompanitë fitimin kryesor e kanë bërë nga shitjet në ndonjë vend tjetër. Dhe marrëveshja e arritur të shtunën nga G7 parasheh që ta ndalojë këtë praktikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0