Amazon sapo ka blerë Fauna Robotics, një kompani që zhvillon “robotë të sigurt dhe argëtues për të gjithë”. Fauna Robotics, e themeluar në 2024, prezantoi në janar një robot humanoid të madhësisë së fëmijëve të quajtur Sprout. Robotët humanoid janë dizajnuar për tu dukur dhe lëvizur si trupi i njeriut, dhe versionet më të fundit përdorin modele të Inteligjencës Artificiale për të përpunuar të folurën, për t’u përshtatur me ambientet e reja dhe për të kryer detyra të ndryshme.
Sprout, i gjatë rreth një metër dhe i mbushur me shkumë të butë jeshile, është një hap drejt zhvillimit të robotëve “miqësorë” për hapësira sociale. Ndërsa nuk mund të ngrejë objekte të rënda, ai mund të kërcë dhe të lëvizë vetullat e tij si për të ndërvepruar me njerëzit.
“Kur u lançuam në NYC në shkurt 2024, qëllimi ynë ishte i qartë: të ndërtojmë robotë të aftë, të sigurt dhe argëtues për të gjithë,” shkroi Rob Cochran në LinkedIn të martën. “Jemi të entuziazmuar për atë që bashkimi me ekipin e Amazon do të sjellë për të ardhmen tonë.”
Amazon po investon fuqishëm në robotikë dhe ka vendosur mbi një milion robotë në operacionet e tij të depozitimeve.
Lexo edhe: CEO përballet me kritika pasi përdori AI për të “klonuar” punonjësit pa lejen e tyre
Sprout, i cili kushton rreth 50,000 dollarë (rreth 43,000 euro), është projektuar si një platformë për zhvillues softuerësh, që mund të përdoret për projekte kërkimore dhe kreative, dhe shitet për laboratorë akademikë dhe korporativë që eksplorojnë mënyrat se si robotika mund të integrohet në shtëpi. Klientët e parë përfshinë Disney.
Amazon tha se themeluesit dhe punonjësit e Fauna Robotics do të bashkohen me ekipin e Amazon në Nju Jork dhe do të kërkojnë “rrugë të reja për t’i bërë jetët e klientëve tanë më të lehta dhe më të mira.” Termat financiarë të marrëveshjes nuk u zbuluan.
Amazon kohët e fundit ka hasur disa sfida në zgjerimin në robotikën për konsumatorë. Gjiganti i e-commerce anuloi blerjen e prodhuesit të robotëve pastrues iRobot në 2024 për shkak të shqyrtimit nga rregullatorët në Bashkimin Evropian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto