Amazon akuzohet se ka mashtruar klientët e Prime -

Amazon akuzohet se ka mashtruar klientët e Prime

SHBA-ja ka akuzuar Amazon për mashtrimin e klientëve për nënshkrimin e abonimeve automatike të Prime dhe vështirësimin e anullimit të tyre. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), mbikëqyrësi i të drejtave të konsumatorëve në SHBA, ka bërë pretendimet në një gjykim. Ai ka përmendur dizajnet e dyshimta faqeve të internetit.

Amazon ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur ato të rreme. Më shumë se 200 milionë persona pajisen me Prime në nivel global. Shërbimi, që ofron avantazhe të dërgesave, qasje në transmetimin e filmave dhe më shumë, kushton 139 dollarë në vit ose 14.99 dollarë në muaj në SHBA dhe 95 paund në vit në Mbretërinë e Bashkuar.

FTC tha se Amazon ka përdorur dizajne faqesh të internetit që shtyjnë klientët të pajisen me Prime dhe që abonimi të rinovohet automatikisht gjatë blerjeve të tyre. Kompania është përpjekur ta bëjë të vështirë për përdoruesit të anullojnë pajisjen e vetërinovimit, sepse “ndryshimet do të preknin gjithashtu të ardhurat e Amazon-it”, pretendonte agjencia në ankesë, e paraqitur në gjykatën federale në Seattle.

Lexo edhe: Amazon përdorë inteligjencën artificiale për t’i gjetur kritikat dhe vlerësimet e rreme

Edhe pse Amazon ka ndryshuar procesin e anullimit pak kohë para se gjykata të paraqiste gjykimin, FTC tha se taktikat e kompanisë shkelin ligjet që synojnë të mbrojnë blerësit.

“Amazon ka mashtruar dhe ka futur njerëz në abonime të përsëritura pa miratimin e tyre, duke frustruar, jo vetëm përdoruesit, por edhe duke u kushtuar atyre shuma të konsiderueshme”, tha kryetarja e FTC, Lina Khan.

FTC po kërkon një urdhër gjyqësor për të detyruar Amazon të ndryshojë praktikat e saj, si dhe gjoba financiare. Amazon tha se po diskuton çështjet me agjencinë, kur gjykimi u paraqit pa lajmërim.

“E vërteta është se klientët e duan Prime dhe ne e bëjmë të qartë dhe të thjeshtë për klientët të regjistrohen ose anulojnë anëtarësimin e tyre në Prime”, tha kompania.

FTC ka paralajmëruar herë pas here firmat në internet që të mos përdorin “modele të errëta” për të manipuluar blerësit. Ajo ka qenë duke hetuar programin Prime të Amazonit që nga viti 2021. Ajo tha se kompania ka tentuar të shtyjë hetimin në disa raste, duke përfshirë refuzimin për të dorëzuar dokumente në kohë.

Lexo edhe : Amazon nuk do ta mbajë këtë vit konferencën re:MARS

Evelyn Mitchell-Wolf, një analiste e lartë në Insider Intelligence, tha se FTC po “shpalos shembullin” me Amazonin. “Ai është shumë i zakonshëm për kompanitë të bëjnë të vështirë anulimin e një llogarie sesa krijimin e saj”, tha ajo.

Zonja Khan, e cila u emërua në postin e saj nga Presidenti Joe Biden, bëri emër duke kritikuar politikën amerikane të konkurrencës lidhur me Amazon. Ajo ka premtuar të veprojë më agresivisht për të kontrolluar blerjen në internet dhe fuqinë e gjigandeve teknologjikë të Amerikës.  Gjykimi shënon veprimin e tretë nga FTC që përfshin Amazon në javët e fundit.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0