ALUMIL Albania prezanton platformën inovative “My Windows” – ura e re që lidh klientët fundorë me përpunuesit - Business Magazine Albania

ALUMIL Albania prezanton platformën inovative “My Windows” – ura e re që lidh klientët fundorë me përpunuesit

Me qëllim përmirësimin e përvojës së klientit dhe lehtësimin e komunikimit me partnerët profesionistë, ALUMIL Albania ka lançuar platformën e re digjitale “My Windows”, e cila është tashmë e disponueshme në faqen zyrtare të kompanisë www.alumil.com/albania.

Kjo platformë moderne përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve të ALUMIL, duke krijuar një urë direkte ndërmjet klientëve fundorë dhe përpunuesve në të gjithë Shqipërinë.

Përmes “My Windows”, çdo vizitor në faqen e ALUMIL Albania mund:

  • zgjedhë produktet dhe sistemet e aluminit që i përshtaten më mirë projektit të tij,
  • dërgojë një kërkesë për ofertë,
  • lidhet menjëherë me përpunuesin më të afërt ose më të përshtatshëm sipas nevojave të tij.

Lexo edhe: ALUMIL Albania organizoi trajnimin “Supreme S500” në bashkëpunim me AAA (Aluminium Architecture Academy)

Kjo zgjidhje inovative synon të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e komunikimit, duke ofruar një eksperiencë të personalizuar, transparente dhe efikase si për klientët, ashtu edhe për përpunuesit. Platforma i ndihmon të dyja palët të bashkëpunojnë më lehtë dhe të ndërtojnë projekte me cilësi dhe standarde të larta.

Ky zhvillim përputhet me strategjinë e ALUMIL Albania për transformim digjital dhe afrim me klientin përmes inovacionit. Nëpërmjet “My Windows”, kompania konfirmon edhe një herë rolin e saj si lider në ofrimin e zgjidhjeve moderne jo vetëm në produkte, por edhe në shërbime.

ALUMIL Albania fton të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët të vizitojnë platformën në faqen zyrtare të kompanisë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ajo ofron për një proces më të shpejtë, të thjeshtë dhe efikas.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0