Nga Peter Gasca, sipërmarrës, konsulent dhe autor
Disa vjet më parë, dëgjova një thënie shumë interesante:
Bëni sot atë që të tjerët nuk e bëjnë, kështu që nesër të mund të bëni atë që të tjerët nuk munden.
Burimi i kësaj thënie është i panjohur. Megjithatë, mesazhi për mua është i qartë – suksesi nesër vjen nga përgatitja që bëhet sot.
Ky është një mesazh që unë ndjehem i detyruar ta ndaj me të rinjtë që po përpiqen të gjejnë rrugën e tyre.
Atëherë, çfarë duhet të bëni nëse nuk jeni të sigurt për karrierën tuaj? Këtu janë tri alternativa.
Puno
Ne duhet të ndalojmë ta konsiderojmë kritike – apo edhe të rëndësishme – që ta fillojmë universitetin menjëherë pas shkollës së mesme. Në fakt, duhet ta konsiderojmë mundësinë e fillimit të karrierës sonë më vonë, sepse le ta pranojmë, kur jeni 18 vjeç, është shumë e vështirë të imagjinoni se çfarë profesioni do të zgjidhni.
Në vend të kësaj, konsiderojeni të punoni në një fushë që ju intereson, e cila do t’ju japë perspektivë. Kur të gjeni diçka që ju intereson, atëherë mund të vlerësoni llojin e arsimit shtesë që ju nevojitet, për të përparuar në atë fushë.
Shkathtësi të buta
Nëse dëshironi të vazhdoni të mësoni ndërsa vendosni për një karrierë, konsideroni të studioni aftësi që janë të përshtatshme për punën dhe industrinë tuaj, siç janë komunikimet, psikologjia ose statistikat. Gjëja e bukur për këto aftësi është se nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para dhe vite të jetës suaj për të përparuar. Ju mund t’i mësoni këto aftësi në internet ose përmes një kursi online.
Megjithatë, përtej aftësive ose talenteve specifike, punëdhënësit i kushtojnë rëndësi aftësive të buta dhe janë ato që do t’ju ndihmojnë t’i shtoni vlerë organizatës në të cilën punoni.
Shmange universitetin krejtësisht
Së fundmi, mund ta konsideroni një karrierë që nuk kërkon një diplomë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.