"Almanart": Startup-i që më shumë se ngjarje, është një përvojë kulturore e plotë! - Business Magazine Albania

“Almanart”: Startup-i që më shumë se ngjarje, është një përvojë kulturore e plotë!

Almanart: Më shumë se vetëm ngjarje, është një përvojë kulturore e plotë!

Një ekip pasionant ka nisur një rrugëtim të rrallë drejt ndriçimit të kulturës në Shqipëri dhe Kosovë me një platformë inovative, Almanart. Në këtë intervistë , Gjyljana Bakalli, një ndër themelueset e startup-it ndan pak më shumë informacione mbi nisjen e këtij projekti dhe sfidat që hasën në krijimin e një faqeje që sjell më shumë se një thjesht kalendar kulturor.

Nisja e ndryshimit: Nga ideja në realitet

Gjyljana rrëfen se si një trajnim për film me metrazh të shkurtër çoi në ndërgjegjësimin e nevojës për një platformë të specializuar për ngjarjet kulturore. Ideja nisi nga pasioni i saj dhe grupit për artin dhe kulturën dhe tani po bëhet një burim kryesor për të ndjekur dhe të shijuar kulturën në dy vendet.

Misioni dhe sfida për qëndrueshmëri kulturore

Misioni i Almanart është i qartë: të promovojë dhe të sigurojë qëndrueshmëri për jetën kulturore. Intervistat që grupi ka zhvilluar me audienca të ndryshme, zbuluan se problemet kryesore lidheshin me mungesën e kohës dhe vështirësitë që kanë bizneset në lidhje me promovimin e aktiviteteve kulturore dhe pikësisht këto janë edhe problemet që po synohet t’i adresojnë.

Inovacioni në veprim: një platformë për të gjitha

www.almanart.al nuk është thjesht një kalendar. Është një ndriçues kulturor që përfshin teatrin, kinemanë, ekspozitat dhe jetën e natës në një vend. Përmes kësaj platforme, përdoruesit mund të blejnë bileta për evente, duke e bërë përvojën e tyre kulturore më të lehtë dhe tërheqëse.

Lexo edhe:Provoni ta rrisni besimin tuaj me këto këshilla

Sfida e startup-it në Shqipëri dhe përgjegjësitë e ekipit

Themeluesit shprehen  se krijimi i një startup-i në Shqipëri ka pasur sfida të mëdha, duke përfshirë paqëndrueshmërinë ligjore dhe financiare-tatimore. Ekipi prej tre personash ndan përgjegjësitë për të siguruar që projekti të qëndrojë i qëndrueshëm dhe të ofrojë një eksperiencë të pasur kulturore.

Reagimi pozitiv dhe hapat përpara

Ndjekësit janë të entuziazmuar dhe përgjigjen me falënderime për iniciativën e tyre. Ndërkaq, planet për të ardhmen përfshijnë zgjerimin në Kosovë dhe bashkëpunimet me biznese dhe institucione. Almanart është një burim që po ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes në ngjarjet kulturore.

Në një kohë kur kultura ka nevojë për një ndriçues të veçantë, Almanart po bëhet dritarja që shpërthen mbi skenën kulturore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0