AllWeb, nesër është dita e fundit për të blerë biletën Super Early Bird - 60€ - Business Magazine Albania

AllWeb, nesër është dita e fundit për të blerë biletën Super Early Bird – 60€


Edhe dy ditë kanë mbetur nga mundësia që ofron Konferenca e marketingut dixhital AllWeb. 31 Gusht 2019 është dita e fundit për të përfituar biletat Super Early Bird që AllWeb – Konferenca e Marketingut Dixhital ka në dispozicion për ju. Nëse ende nuk e keni blerë biletën tuaj, ju e përfitoni me çmimin 60€ në faqen zyrtare të allweb.al/

Businessmag mbështet konferencën më të madhe të marketingut dixhital në Shqipëri, si partneri kryesor mediatik. Ndaj ju ftojmë të blini biletën tuaj Tani!

Tre folësit e parë të konferencës së përvitshme të marketingut dixhital që do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor, Allweb Albania janë konfirmuar tashmë.

Lexo: AllWeb, konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të katërt

Ata janë ekspertë të huaj në fushën e marketingut dixhital dhe kanë përvoja të suksesshme në zhvillimin e strategjive të tyre të marketingut dhe risive të aplikuara. Ata janë:

Vladimir Vulic

Është bashkëthemelues i Digitalizuj.Me, një organizatë që ndihmon qytetarët dhe kompanitë në Mal të Zi të kuptojnë dhe realizojnë mundësi të reja emocionuese për ndryshimet sociale në biznes në ambientin dixhital.

Vladimir është strateg në transformimin dixhital. Ai ka punuar për klientë si UNDP Mali i Zi, Qeveria e Malit të Zi, Laboratori i Inovacionit Social në Zagreb. Ka një përvojë të gjerë në programet e trajnimit për klientë si Coca-Cola (në Serbi), Roche, Trebjesa Brewery Nikšić, Crnogorski Telekom (anëtar i Deutsche Telekom Group), Banka serbe Erste, UniCredit etj.

Ai është drejtor programi i Spark.me, konferenca më e madhe rajonale në fushën e marketingut.

Vladimir ka qenë folës në konferenca që janë zhvilluar në 20 vende, në 4 kontinente, nga Peru në Taiwan. Ai është gjithashtu folës në TEDx dhe ka 12 vite përvojë si lektor në Universitet, në Fakultetin Ekonomik të Podgoricës për lëndën e menaxhimit strategjik.

Matt Desmier

Matt është nga ata persona që i sheh problemet e marketingut dixhital dhe çështjet e rritjes së biznesit në një mënyrë relativisht unike. Brandimi, përmbajtja e marketingut dhe transformimi dixhital. Matt është ai që sjell një perspektivë të freskët.

Fushat e tij të ekspertizës janë: inovacioni, marketingu dhe kreativiteti. Ai ka qenë folës i rëndësishëm për këto tema në konferenca në SHBA, Greqi, Australi, Mali i Zi, Maqedoni, Kuala Lumpur dhe Britani. Aftësitë e tij të veçanta janë: qartësia, empatia dhe komunikimi.

Roger Edwards

Me përvojë në fushën e marketingut dixhital, ndihmon bizneset në strategjitë e tyre të marketingut, përmbajtjes dhe mediave sociale. Ai është Drejtor Marketingu për disa marka britanike të shërbimit financiar. Ai zhvillon edhe podcaste të njohura në fushën e marketingut financiar. Roger mbështet njerëzit të mbajnë të thjeshtë marketingun e kompanive të tyre. Ai ka qëndruar për shumë vite në koorporatat më të mëdha ndërkombëtare si drejtor marketingu dhe ka qenë edhe pjesë e disa markave britanike të shërbimit financiar para se të krijojë kompaninë e tij. Ai tashmë udhëheq klientët në dizenjimin e fushatave.

BLINI BILETËN TUAJ SUPER EARLY BIRD

Nëse punon në Marketing, PR, Teknologji, Agjenci reklamash, konsulent për Mediat Sociale apo je CEO i biznesit tënd TI DUHET TË JESH KËTU!

Gjithçka në 1 ditë

2 shtete (Shqipëri dhe Maqedoni)

200+ folës në skenë

2 500+ pjesëmarrës

120+ partnerë

17,300+ tweets gjatë ditëve të konferencës

140,000+ angazhime në mediat sociale

SHIHEMI TEK ALLWEB!

Më shumë informacion gjeni në AllWeb.al, në faqen nëFacebook ose dërgoni email tek marketing@newmedia.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0