AllWeb Albania ka një ofertë speciale për të gjithë studentët. Përfito biletën me një çmim prej 35€ - Business Magazine Albania

AllWeb Albania ka një ofertë speciale për të gjithë studentët. Përfito biletën me një çmim prej 35€


Je student dhe do të bësh diçka të vlefshme për veten tënde gjatë muajit Tetor?

Atëherë përfitoni nga oferta që Konferenca më e madhe e Marketingut Dixhital në Tiranë ka për të gjithë studentët. Ju keni mundësinë ta blini biletën tuaj me një çmimi prej 35€ nga çmimi standard 150€. 

Për të blerë menjëherë biletën klikoni KËTU!

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët e Marketingut, Administrim Biznesit apo edhe të tjerë të interesuar në botën e marketingut, PR, komunikimit, menaxhimit, teknologjisë, medias sociale, etj.

Lexoni: Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?

Konferenca AllWeb Albania do të jetë e pranishme në edicionin e saj të katërt në Tirana Business Park në datën 17 Tetor 2019. Për ata që nuk e njohin kjo konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:30 – 17:30 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

Deri më tani janë konfirmuar 6 prej folësve: Matt Desmier, Vladimir Vulic, Roger Edwards, Kirsten Jassies, Granit Doshlaku dhe Henry Leerentveld.

Në faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat, folësit dhe të përfitoni ulje çmimi nëse jeni studentë dhe keni kartën e studentit. (E domosdoshme)Ju lutemi paraqituni me kartën ditën e Konferencës!!!

# # # # #

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0