Alketa Vejsiu, folëse në Konventën e II-të për menaxherët e shitjes

Alketa Vejsiu, folëse në Konventën e II-të për menaxherët e shitjes


Kanë mbetur pak ditë për të rezervuar vendin tuaj në Konventën e II-të për menxherët e shitjes që do të mbahet me 1 Nëntor, në Hotel Venus – Prishtinë. Kjo Konventë është një mundësi që nuk duhet humbur dhe si e tillë organizohet vetëm një herë në vit.

Edhe këtë vit do të ketë folës nga Sllovenia, Britania e madhe, Zvicra, Shqiperia, si dhe shumë sipermarrës dhe ekspert të suksesshëm vendor. Denis Gafuri së bashku me folësit mysafir do t’i ndajnë me ne eksperiencat e ku do të diskutojnë per qasjen drejt se ardhmes si dhe shumë këshilla për sukses në karrierë. Këtë vit folëse do të jetë edhe ALKETA VEJSIU.

Lexo: POST STARTUP GRIND, ALKETA VEJSIU: “DOJA TË ISHA E PAVARUR, TALENTI MË DHA MË SHUMË SE KAQ.”

Kush është ALKETA VEJSIU?
Kur ishte vetëm 10 vjeç, ajo u përfshi në disa aktivitete dhe emisione për fëmijë, në të cilat spikati si talent. Ndërsa, me “shpërthimin” e epokës së radiove private në vend, Alketa Vejsiu e gjeti veten të angazhuar në Top Albania Radio. E cilësuar si ikona e radiofonisë shqiptare, duke u dalluar gjithmonë për elokuencën dhe të folurën shpejt dhe pa gabime, ajo është një model që ndiqet edhe sot. Në moshën 17 vjeçare, karriera e Alketa Vejsiut do të merrte një kthesë të madhe profesionale, kur regjisorja e famshme Vera Grabocka do i besonte prezantimin e spektaklit “12 ëndrrat e një nate vere”. Prezantimi i “Gjeniut të vogël”, më pas dy edicione të “100 Këngët e Shekullit” ju besuan brenda pak kohësh. Shumë shpejt, Alketa Vejsiu u rikthye në televizion me formatin e suksesshëm nga BBC Worldwide, “Dancing with the stars Albania”. Si producente, skenariste dhe prezantuese e kemi parë në vitin 2016 në “Your Face Sounds Familiar”, një tjetër sukses ndërkombëtar nga Endemol. Me emisione gjithmonë në prime time, formatet e emisioneve të moderuara nga Alketa Vejsiu kanë rezultuar të suksesshëm. Ajo ndër vite ka prezantuar edhe një sërë aktivitetesh dhe ngjarjesh kulturore si “Dua më shumë Shqipërinë”, “Euro Video Grand Prix” apo Netë Gala.

Veçmas botës së spektaklit dhe emisioneve televizive, sfidat e radhës së saj do të ishin të fokusura në botën e biznesit. Me ide të qarta të sipërmarrjes, në pranverën e vitit 2011, Alketa Vejsiu themeloi “Class by AV”. E orientuar në ndërtimin dhe organizimin e eventeve, dasmave, ceremonive të ndryshme, Gjithashtu ajo themeloi dhe “Class Events”që është vetëm një nga shtyllat kryesore të kompanisë së biznesit të ndërtuar nga Alketa Vejsiu. Class Make Up, Class Photography, Class Dress dhe revista Class janë sektorët e tjerë të biznesit të ndërtuar nga ajo ku gjithçka harmonizohet më së miri në një industri ku bëhen bashkë kreativiteti dhe e bukura.

Lexo:  Ja çfarë sugjerojnë për sukses sipërmarrësit drejtues emisionesh televizivë

Për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të saj, rezervoni vendin përmes www.salesconvention.biz dhe mësoni nga Alketa dhe shumë folës tjerë me eksperiencë. Numri i pjesëmarrësve është i limituar kështu qe rezervoni SOT biletën tuaj.

Për rezervime, pyetje apo informata plotësuese lirshëm na kontaktoni në sales@denisgafuri.com apo edhe përmes telefonit +383 45 510 005.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0