Alcatel sjell Android Oreo edhe në smartfonët me kosto të përballueshme

Alcatel sjell Android Oreo (Go edition) edhe në smartfonët me kosto të përballueshme


Data 2 Korrik 2019 do të shënojë lançimin në treg të serisë së smartfonëve Alcatel 1, seri kjo e prezantuar më parë këtë vit. Duke ndjekur gjurmët e Alcatel 1X, pajisjes së parë të një marke të madhe globale me ekran FullView 18:9 me kosto nën 100 euro, seria e re Alcatel 1 është mahnitëse dhe çmimi i saj ju lejon të shijoni një smartfon me dizajn premium, FullView 18:9 dhe performancë të lartë.

Karakteristikat që kamerat disponojnë e bëjnë më të thjeshtë kapjen dhe ndarjen e momenteve të veçanta në çast. Alcatel 1 gjithashtu vjen me Android Oreo (Go edition), duke e bërë atë një pajisje ideale për këdo që dëshiron një smartfon ideal me çmim shumë më të ulët pa hequr dorë nga karakteristikat ose funksionalitetet.

E ndërsa çdo ditë e më shumë përdoruesit i përdorin telefonët e tyre për t’u informuar, kompania Alcatel dëshiron t’u japë përparësi karakteristikave që do t’u shërbejnë më mirë nevojave të tyre. Presidenti pranë Alcatel Business Division dhe njëkohësisht Zëvendës-President pranë TCL Communication, Christian Gatti deklaroi se “Klientët tanë presin dizajn të një cilësie të lartë, ekrane të fortë dhe mundësi shkëmbimi përmbajtje të shpejtë dhe të lehtë”.

Alcatel 1 i realizon këto më së mirë dhe sjell një smartfon të pajisur me funksionalitetet më të mira për të gjithë.

Lexoni: Alcatel sjell telefonin vetëm për rrjetet sociale

Me pak fjalë karakteristikat që Alcatel sjell me anë të kësaj serie janë ekrani Fullview 18:9, 4.4 inç që ofron me të vërtetë një përvojë të paharrueshme. Dizajni, i cili plotëson nevojat e të gjithë personave që janë të interesuar për zgjedhje mes ngjyrave të zezë, blu dhe ari.

Kamerat plotësojnë nevojat e përdoruesve, kamera e përparme 2MP dhe ajo e pasme 5MP. Gjithashtu nuk mungojnë funksionalitete të ndryshme për përpunimin e fotove dhe shpërndarjen e tyre në rrjetet sociale si: Photo Booth, Social Square, Instant Collage και One Handed Mode. I fundit, por jo më pak i rëndësishëm është sistemi operativ Android ™ Oreo ™ (versioni Go), i cili lejon që pajisja të punojë shpejt duke ofruar një përvojë rezultative.

Android Oreo (versioni Go) është projektuar për të ofruar 2 herë hapësirë memorje duke liruar hapësirën duke përdorur memorjen e inkorporuar të Alcatel 1, që disponon mundësi për microSD deri në 32 GB.

Alcatel 1 do të jetë i disponueshëm në Shqipëri nga muaji Korrik dhe do të kushtojë 79 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0