ALBtelecom shpërblen sipërmarrësit e rinj të Tirana Inc., Demo Day! - Business Magazine Albania

ALBtelecom shpërblen sipërmarrësit e rinj të Tirana Inc., Demo Day!

ALBtelecom

Kompania më e madhe shqiptare e telekomunikacionit ka vendosur në fokus të mbështetjes të rinjtë sipërmarrës dhe idetë e tyre të biznesit start-up dhe në fushën e digjitalizimit.

Në këtë frymë ajo krijoi edhe platformën e quajtur “SuperGeneration”, e cila ofron suport me teknologji dhe dije për të gjithë të rinjtë që kanë një ide inovatore biznesi në këto fusha.

Nëpërmjet “SuperGeneration”, ALBtelecom ka shkuar edhe më tej në mbështetje, duke shpërblyer në mënyrë direkt idetë më të mira. E tillë ishte edhe mbështetja e ofruar nga ALBtelecom për Demo Day nga Tirana Inc., ku 10 ekipe finaliste konkurruan në konkursin e sipërmarrjes me ide të shkëlqyera.

Përzgjedhja e ideve fituese u krye nga një juri e dedikuar, pjesë e së cilës ishte edhe CEO e ALBtelecom, Znj. Bilgen Aldan, e cila ka promovuar personalisht qasjen e digjitalizimit dhe ekonomisë digjitale në të gjitha platformat vendimarrëse.

Idea fituese e çmimit të parë të Demo Day nga Tirana Inc. ishte “RentNow”, një sistem për shërbimet e marrjes me qira të makinave, i cili menaxhon rezervimet në internet, lejon pagesat e sigurta, përditësimet në kohë reale për makinat e disponueshme, kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet klientëve dhe kompanive dhe promovim në internet.

ALBtelecom shpërbleu me 2500€ idenë fituese të 3 studentëve nga Universitetit POLIS, në degën Shkenca Kompjuterike.

Gjatë dhënies së këtij çmimi Znj. Bilgen Aldan u shpreh se e ardhmja e ekonomisë shqiptare është digjitalizimi dhe promovimi i mjedisit start-up drejt mundësive të reja lokale e ndërkombëtare dhe ALBtelecom do të jetë partneri i besueshëm për çdo sipërmarrës të ri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0