ALBtelecom, partner kyç në integrimin digjital rajonal, në bashkëpunim me Sparkle për Albania Crossing - Business Magazine Albania

ALBtelecom, partner kyç në integrimin digjital rajonal, në bashkëpunim me Sparkle për Albania Crossing

ALBtelecom

Shqipëria bëhet sërish urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit. Nga rruga Egnatia e kohës romake në urën digjitale të fibrave optike.

Sparkle është ofruesi i parë ndërkombëtar i shërbimeve në Itali dhe mes dhjetë operatorëve kryesorë globalë, njofton fillimin e Albania Crossing, itinerarit të ri, të drejtpërdrejtë që lidh Athinën me Milano.

E ndërtuar në bashkëpunim me ALBtelecom, kompaninë më të madhe të telekomunikacionit në Shqipëri, lidhja e re e fibrave optike përshkon Shqipërinë, kabllon nëndetare Bari-Durrës dhe backbone italian, në rrugën direkte më të shkurtër nga Athina në Milano, me kapacitetin për të arritur të gjithë qendrat e tjera kryesore në Evropën Perëndimore.

Albania Crossing prezantohet si një linjë e shpejtë dhe e larmishme nga Ballkani drejt Evropës Perëndimore, duke ofruar performancën më të mirë krahasimisht me lidhjet ekzistuese tokësore mes Athinën dhe Milanos. Si rezultat, aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë të telekomit  mund të përfitojnë nga zgjidhje të larmishme dhe të besueshme të kapacitetit, të disponueshme në shumëfisha 100G.

Jemi të privilegjuar për këtë bashkëpunim me Telecom Italia, sidomos për vlerat në krijimin e urës së komunikimit digjital mes lindjes dhe perëndimit, ku ALBtelecom ka implementuar me sukses ndërtimin e infrastrukturës së fibrave optike e do të kontribuojë edhe në vijimësi në integrimin digjital të rajonit tonë në Europë.” – u shpreh Znj. Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e kompanisë ALBtelecom.

Lexo: ALBtelecom në Forumin Ekonomik të Tiranës: Dixhitalizimi si përgjigje ndaj pandemisë

Albania Crossing është linja e gjashtë e Sparkle që lidh zonën jug-lindore të pellgut mesdhetar me pjesën tjetër të botës, përveç unazës ekzistuese nëndetare dhe lidhjeve me fibra tokësore përmes Sofjes, duke mundësuar kështu implementimin e një lidhjeje të fortë e tejet të plotë.

Lidhja e re realizuar përmes ALBtelecom është pjesë e një strategjie më të gjerë zgjerimi që shfrytëzon Athinën si një pikë ndërrajonale gjithnjë e më të rëndësishme dhe Milanon si një qendër kryesore për internetin dhe shërbimet cloud në kontinentin evropian, për të përmbushur nevojat e lidhjes së shumëllojshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Evropës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0