Albtelecom ofron internet Wi-Fi ne zona publike - Business Magazine Albania

Albtelecom ofron internet Wi-Fi ne zona publike


Projekti Wi-Fi synon te zgjerohet ne cdo zone te vendit
Gjigandi i telekomunikacionit ne Shqiperi, Albtelecom tashme ka nisur te ofroje sherbimin e internetit (me vale) Wi-Fi ne hapesirat publike ne Tirane dhe po vazhdon me fazen e testimeve ne vende te ndryshme te vendit. Cdo abonent qe ka nje laptop, tablet, apo nje celular te zgjuar tashme mund te lidhet ne internet falas ne parqe, rruge, ambiente publike, praktikisht kudo ku shkon ne kryeqytet. 
 
Ky sherbim eshte promovuar gjate nje ceremonie ne Qytetin Studenti, ku kane qene te pranishem kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe Drejtori i Pergjithshem i Albtelecom Erkan Tabak. 
Gjate ketij aktiviteti, Drejtori i Pergjithshem i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Erkan Tabak, duke falenderuar Bashkine e Tiranes per mundesine dhe lejen qe i dha Albtelecom-it per vendosjen e shperndaresve te sherbimit Wi-Fi, tha se ky projekt kombetar i nisur ne Tirane po vazhdon ne cdo qytet te Shqiperise. 
 
 “Sot ne kryeqytet ne kemi sherbim aktiv Wi-Fi ne shumicen e vendeve publike dhe mjediseve universitare. Ne shpresojme qe deri ne fund te Majit te kemi sherbim ne te gjithe Tiranen. Dhenia falas e ketij sherbimi per dy ore ne dite eshte nje ndihme per te rinjte qe nuk kane mundesi blerjeje te sherbimit dhe kjo eshte nje pjese e Pergjegjesise sone Sociale. Ne e kemi deklaruar 2013-n ‘Viti i Internetit te sigurt’ dhe duam te ofrojme internet te sigurt per familjet shqiptare dhe te rinjte”, tha Tabak ne fjalen e tij gjate konferences per shtyp.
 
Ky projekt eshte nje shembull mjaft i mire i bashkepunimit modern multifunksional dhe i kombinimit te sherbimeve qe ofron infrastruktura e ALBtelecom dhe ajo e Eagle Mobile. Ne infrastrukturen e internetit wireless jane perdorur pajisjet me cilesore te industrise moderne. Ky projekt i ALBtelecom qe kerkon nje angazhim kompleks, eshte bere i mundur ne saje te nje stafi te kualifikuar dhe te trajnuar dhe nje bashkepunimi te nderthurur ekipesh. Synimi i tij eshte qe ta beje internetin te prekshem per cdo qytetar, ne cdo qytet te Shqiperise. 
 
Te gjithe perdoruesit Eagle mund ta perfitojne falas kete sherbim ne vendet publike me te populluara. Shpejtesia e internetit eshte e larte dhe ka kapacitete mjaft te mira per ta perballuar pikun me lehtesi. Albtelecom Wi-Fi mund te perdoret ne cdo pajisje qe mbeshtet kete teknologji, laptop, tablet dhe telefon smart. Ate mund ta perfitoje cdo perdorues Eagle, duke derguar nje mesazh ne 55544 me tekst WIFI, dhe duke marre kodin PIN me 8 shifra per perdorim Wi-Fi. Kodi mund te perdoret njekohesisht deri ne tre aparatura me mundesi lidhje Wi-Fi dhe nuk eshte i limituar vetem me nje aparature apo nje karte SIM. Per perdoruesit kjo teknologji ofron gjithashtu edhe avantazhin e kursimit te baterise.  Me kombinimin e infrastruktures se ALBtelecom dhe teknologjise se fuqishme 3G, Albtelecom Wi-Fi eshte rrjeti me i gjere Wi-Fi ne Shqiperi. Testimet ne qytete te ndryshme jane drejt perfundimit. 
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0