ALBtelecom ofron internet falas për një nga fituesit e konkursit “Hajde n’Shqipni”

ALBtelecom ofron internet falas për një nga fituesit e konkursit “Hajde n’Shqipni”

ALBtelecom

Jeni ende në kohë për t’u bërë pjesë e konkursit “Hajde n’Shqipni”, të cilin ne tek BusinessMag po e zhvillojmë për të promovuar Shqipërinë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë me ne fotot dhe videot e tyre të preferuara si edhe të fitojnë një nga 6 çmimet.

Për t’ju bërë me dije një prej këtyre çmimeve, po ju prezantojmë me një nga partnerët tanë. Bëhet fjalë për kompaninë ALBtelecom, që është një nga ofruesit më të mëdhenj të telekomunikacionit në Shqipëri. Kjo kompani ka një rrjet të gjerë fibre optike që lidh 90% të bashkive në vend.

Videoja më e mirë e konkursit, që do të vlerësohet profesionalisht nga stafi i New Media Communications, do të fitojë 1 vit internet falas nga ALBtelecom.

ALBtelecom është një kompani me eksperiencë dhe prezencë mbi 100 vjeçare në treg, e cila u gjend pranë shqiptarëve edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë. Kompania dhuroi pajisje respiratore për sistemin shëndetësor si dhe ofroi akses në mësimin online, përmes platformës School Me.

Lexoni: ALBtelecom dhuron pajisje respiratore për sistemin shëndetësor

Gjatë verës ALBtelecom sjell disa paketa promocionale, duke ofruar njësi ekstra për klientët e saj. Për t’u nohur me ofertat e kompanisë mund të vizitoni faqen zyrtare të ALBtelecom ose dyqanet fizike.

Lexoni: ALBtelecom ofron akses të mësimeve në distancë përmes platformës School Me

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0